E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pështyn Lalën, 15 mijë euro gjobë

Gjiganti cek Jan Koler, protagonist i një zënke me mesfushorin shqiptar të Hanover 96, Altin Lalën, u pezullua me një ndeshje, ndërsa duhet të derdhë në arkën e Federatës Gjermane edhe një shumë prej 15 mijë eurosh. E gjitha kjo për shkak të një pështyme që sulmuesi i Nuremebergut ka hedhur në drejtim të Lalës. Lajmi është bëri i ditur nga faqja zyrtare e federatës gjermane, dfb.de.
Në fakt gjyqtari i ndeshjes Nuremberg-Hanover nuk e pa incidenetin, por federta gjermane e analizoi takimin duke dalë edhe në përfundim e saj për pezullimin me një ndeshje dhe gjobën jo të vogël për një sportist të formatit të Koller. "Pasi analizuam rrethanat, ne dolëm në mendimin se pështyma e Jan Kolerit nuk ishte drejtuar me qëllim drejt lojtarit të Hanover 96", -thuhej në deklaratën e Federatës Gjermane të Futbollit, DFB.
Sipas mediave gjermane, ende nuk dihen arsyet se përse 34-vjecari e bëri ati, por ai u shpreh se ndihej i stresuar dhe do të tërhiqej nga futbolli në rast se do të shpallej fajtor që kishte pështyrë kundështarin. Mesa duket kjo deklaratë e Koler, ka ndikuar edhe një një vendim të butë të federatës gjermane.
"Ishte shumë e vështirë, ne ishim duke humbur, emocionet po na mbysnin. Unë isha duke iu drejtuar atij (Lalës), dhe e kisha gojën plot me pështymë, kur ajo doli jashtë papritur", - tha Koler. Nurembergu i tij është aktualisht në vendin e gjashtëmbëdhjetë në Bundesligë dhe i ka thënë lamtumirë Europës, pasi humbi edhe në 1/32 të Kupës UEFA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›