E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 13, ndeshjet dhe gjyqtarët e Superiores

Partizani i vendit të dytë, që e mbylli fazën e dytë me një fitore historike kundër kampiones në fuqi, Tiranës, do të përballet të shtunën në javën e parë të fazës së tretë me Besëlidhjen e vendit të dytë nga fundi. Takimi, i programuar për ditën e shtunë në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" (direkt në televizionin Vizion Plus dhe me rezultat direkt në internet në Albania-sport.com) do të gjykohet nga laciani Sokol Cekaj, i ndihmuar nga Mali e Mustafaraj.
Formacioni i Likës vjen në përballjen me lezhjanët e Ilir Gjylës pas humbjes në Kupë me Dinamon (në vend të parë në kampionat), ndërkohë që Besëlidhja pati një javë të tërë për të përgatitur ndeshjen. Partizani i ka fituar të dyja takimet me Besëlidhjen: 1-2 më fazën e parë (drejtonte Stavri Nica) dhe 4-0 në fazën e dytë (drejtonte Ridvan Kulli).
Sfida më e nxehtë e javës së 23-të Elbasani-Shkumbini (sfida e tyre në Kupën e Shqipërisë prodhoi tension të jashtëzakonshëm) do të gjykohet nga patosaraku Sazan Velcani.
Takimet e tjera: Vllaznia-Teuta (gjyqtarë: E. Peza, A. Guce, D. Koreshi); Besa-Kastrioti (gjyqtarë: P. Lapi, E. Miho, E. Doda); Tirana-Flamurtari (gjyqtarë: A. Janku, E. Bicaku, G. Qirici). Takimet do të fillojnë në orën 15:00
Ridebutimi i Ndreut
Java e 23-të risjell edhe debutimin e Ramazan Ndreut në stolin e Kastriotit, pas shkarkimit me Vasil Bicit për shkak të humbjes me Skënderbeun (2-0) në javën e fundit të fazës së dytë. Elbasani-Shkumbini është sfidë me rrezik të madh për trajnerin Alimehmeti.
Tekat e shortit
Një short virtual që me tekat (skemën e paravendosur) prodhoi edhe një short të cuditshëm: të tre ekipet e kryeqytetit janë pritëse në javën e parë të fazës së tretë. Për këtë arsye Dinamo, pas miratimit për shtyrje nga FSHF-ja do të luajë të dielën.
Kategoria Superiore, Java 23
E shtune, 8 mars 2008
Partizani-Besëlidhja (15:00)
Gjyqtarë: S. Cekaj,
A. Mali, L. Mustafaraj
Vllaznia-Teuta (15:00)
Gjyqtarë: E. Peza,
A. Guce, D. Koreshi
Besa-Kastrioti (15:00)
Gjyqtarë: P. Lapi,
E. Miho, E. Doda
Tirana-Flamurtari (15:00)
Gjyqtarë: A. Janku,
E. Bicaku, G. Qirici
Elbasani-Shkumbini (15:00)
Gjyqtarë: S. Velcani,
A. Lamce, A.Pregja
E diel, 9 mars 2008
Dinamo-Skënderbeu (15:00)
Gjyqtarë: L. Jemini,
G. Maloku, D. Rexha

Lojtaret e pezulluar
• Besa – Bledar Mancaku (3v)
• Elbasani – Nikola Karcev (6v)
• Partizani – Bledi Shkembi (3v), Elis Bakaj (6v) – 2 ndeshje pezullim
• Teuta – Mirel Cota (3v)
• Beslidhja – Dragan Micic (6v) – 2 ndeshje pezullim, Emin Balici (3v)
• Flamurtari – Halim Begaj (6v) – 2 ndeshje pezullim
• Shkumbini – Engert Kuci (3v), Fejzo Shenaj (3v)
• Tirana – Klodian Duro (2v 1k), Loren Mohellebi (3v)
• Dinamo – Goran Vincetic (6v) – 2 ndeshje pezullim
• Kastrioti – Erald Turdiu (1k)
• Skenderbeu – Jorgo Cipi (3v)
• Vllaznia – Admir Teli (3v)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›