E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alo 129! Viti 2008, asnjë telefonatë për korrupsion

Urgjenca policore në Tiranë duket
se ka dalë nga kriza e mosbesimit.
Me kalimin e viteve, numri i telefonatave
denoncuese është rritur në sallën
operative, megjithatë, ende ka mangësi.
Pikërisht gjatë këtij viti që jemi, pavarësisht
se sipas shifrave shqiptarët "spiunojnë" dy
herë më shumë, nuk është regjistruar asnjë
kallëzim për korrupsion. Pavarësisht fushatës
antikorrupsion, e numrave të vënë
në dispozicion për këtë vepër penale, shqiptarët
nuk kanë besim të marrin në polici
dhe të denoncojnë raste të tilla. Sipas
analizës së sallës operative në Drejtorinë e
Policisë së Tiranës, gjatë periudhës janardhjetor
2008, nuk ka pasur asnjë telefonatë
për denoncim korrupsioni ndaj punonjësve
të policisë, apo edhe të tjerëve, në
numrin e telefonit të Sallës së Drejtimit dhe
Koordinimit, të vendosur për këtë qëllim
apo edhe në numrat e tjerë të telefonit, që
janë në sallë. Megjithatë, policia deklaron
se gjatë këtij viti, janë dyfishuar shifrat për
denoncime në polici. Telefonuesit kanë
qenë nga më të ndryshimit, deri edhe te
personat me probleme mendore. Madje,
policia ka mundur të identifikojë një pjesë
të mirë të tyre, por për shkak të shëndetit
të tyre, i ka lënë të lirë.
Sipas shifrave, gjatë kësaj periudhe janë
pritur nga Salla e Drejtimit dhe Koordinimit,
48 mijë e 399 telefonata nga publiku, nga
të cilat 41668 ose 71.4% kanë qenë të sakta.
Nga numri i përgjithshëm i telefonatave të
sakta, 18 mijë 405 raste ose 82.8% e zënë
ato "për ndihmë nga publiku". Por sipas
shifrave, krahasuar me vitin 2007, ka pasur
një rritje të numrit të përgjithshëm të
telefonatave nga 36977 në vitin 2007 në
48399 në vitin 2008. Pra 11422 telefonata
ose 23.6% më shumë. Ndërsa raporti i telefonatave
të sakta ka pasur një rritje prej
2.70%, krahasuar me të njëjtën periudhë
të vitit të kaluar. Po kështu është vënë re se,
për telefonatat e sakta është rritur numri i
telefonuesve të identifikueshëm, që telefonojnë
në polici dhe konkretisht për këtë
periudhë të vitit 2008 janë identifikuar
13600 telefonues ose 28.1% e numrit të
përgjithshëm të telefonuesve, nga 1986
telefonues ose 14.6 %, me të njëjtën periudhë
të vitit të kaluar. Edhe në këtë aspekt
ka pasur një rritje prej 7657 telefonuesish
ose 56.3% dhe mbi 90% e tyre kanë qenë të
sakta. Gjithashtu, specialistët kanë vënë re
se është rritur edhe numri i telefonatave
nga punonjës të policisë, ku gjithsej
numërohen 825 raste ose 1.98% e të gjitha
telefonatave të sakta. Specialistët kanë
shpjeguar se këto shifra flasin jo vetëm për
rritje të besimit të publikut te Policia e Shtetit,
por edhe për një rritje të cilësisë së
komunikimit dhe administrimit të informacionit
nga ana e punonjësve të Seksionit të
Sallës së Drejtimit dhe Koordinimit, si edhe
rritjen e përgjegjësisë nga ana e punonjësve
të policisë në kontrollin e territorit për
verifikimin në kohë të informacioneve të
marra nga salla apo edhe për të informuar
atë për rastet kur konstatojnë shkelje të
ligjit apo kryerjen e një vepre penale. Ndërsa
në bashkëpunim me Seksionin e
Teknologjisë së Informacionit, janë mirëmbajtur
aparaturat teknike të transmetimit
të informacionit si në Sallën e Drejtimit dhe
Koordinimit, ku u bë e mundur pajisja me
kompjuterë për punonjësit e sallës, për
hedhjen e të dhënave dhe për kontrollin e
verifikimin e kontingjentit policor në terren
nga shërbimet, drejtpërdrejt me sallën.
Gjithashtu, këtë vit janë menaxhuar në
kohë situatat e rënda kriminale, si ngjarja e
Gërdecit apo e Farkës, zgjedhjet e
pjesshme apo edhe mitingjet e organizuara
në mbështetje të grevës së urisë së disa deputetëve
të Kuvendit të Shqipërisë dhe
nuk ka pasur neglizhencë apo mungesë
informacioni, për këto ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›