E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia botërore, Krishtlindje të trishtuara

Ekonomitë e vendeve
kryesore të planetit po
përjetojnë stinën më
të rëndë të festave që
prej dhjetëvjeçarësh. Shtetet e
Bashkuara ndodhen në recesion,
Britania e Madhe po rend drejt tij
më shpejt nga sa ishte parashikuar
dhe Spanja e Zelanda e Re
tashmë në ujërat e turbullt të
recesionit. Ekonomia amerikane
ka rënë edhe në fund të këtij
3-mujori me 0.5%, ndërkohë që
shpenzimi i konsumatorëve ka
rënë me 3.8%, që përbën edhe
rënien më të madhe që nga viti
1980. "Mendoj që tremujori i
parë i vitit të ardhshëm do të jetë
edhe më i vështirë nga tremujorët
e vitit që shkoi dhe i gjithë
viti 2009 do të jetë gjithashtu i
vështirë", deklaroi dje një analist
i financave i një të përditshmeje
amerikane. Britania, Spanja dhe
Zelanda e Re janë tregues të
qartë të dështimit të politikave
shpëtuese monetare të ndërmarra
nga qeveritë përkatëse. Me
gjithë aplikimin e paketave stimuluese,
për ekonominë, bankat
dhe uljen drastike të përqindjes
së interesit, tendenca që kanë
këto vende është përkeqësimi
i situatës ekonomike. Kështu
ekonomia britanike ka shënuar
një rënie në masën 0.6% gjatë
tremujorit të tretë të këtij viti,
që është edhe tremujori më i
dobët që nga viti 1990. Në pozita
jo të mira është edhe Zelanda e
Re, një nga bastionet e fundit të
prekura nga kriza botërore, por
që tremujorin e fundit edhe ajo
është shndërruar në një ekonomi
me tendenca të theksuara
rënieje. Për sa i përket Spanjës,
ajo po përjeton recesion për
herë të parë në 15 vitet e fundit.
Në Itali, konfidenca e konsumatorëve
ra me një të tretën e
shifrës normale, ndërkohë që për
çudi ky fenomen nuk është vënë
re në Francë, ku konsumatorët
janë treguar shumë më aktivë
se qytetarë të tjerë të Evropës,
pavarësisht përkeqësimit të situatës.
Por ky tregues, pra rritja e
numrit të konsumatorëve, është
i vetmi tregues pozitiv i ekonomisë
franceze, pasi të tjerët janë
të gjithë negativë. Edhe pse në
këtë situatë, aksionet në bursat
evropiane janë rritur me 0.8%,
duke ndalur kështu tendencën
e rënies të këtyre javëve të fundit.
Qeveri të ndryshme në të
gjithë botën po përpiqen që të
stimulojnë blerjet për të parandaluar
përhapjen e mëtejshme të
krizës, që është cilësuar tashmë
si më e rënda e këtyre 80 viteve
të fundit. Një ndër masat kryesore
janë stimujt ekonomikë të
ndërmarra nga shumë ekonomi.
Vetë Presidenti amerikan pritet
që, me të ardhur në pushtet,
më 20 janar, të autorizojë aprovimin
e një pakete stimuli prej
600 miliardë dollarësh që do të
përfshijë brenda saj krijimin e
shumë vendeve të reja të punës.
Edhe qeveritë e tjera për të dalë
nga kjo situatë duhet të jenë të
gatshme që të rrisin shpenzimet
e tyre për sa i përket programeve
ekonomikë brenda vendit. "Muajt
e ardhshëm do të jenë shumë
të vështirë. Ndalimi i humbjes
së besimit të investitorëve dhe
konsumatorit, aplikimi i stimujve
ekonomikë, janë shumë të rëndësishëm
në rast se do të duam
të shmangim përshkallëzimin
e krizës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›