Kanceri, shpresa për shërim
Për shembull, ka pasur raste
kanceresh në veshka që thjesht
janë zhbërë në organizëm, duke
e nxjerrë këtë të fundit fitimtar.
Ndërkohë që neuroblastoma, një tumor
shumë i rrallë që prek fëmijët e moshës së
njomë, mund të kalojë pa pasur nevojën e
medikamenteve. Megjithatë, bëhet fjalë
për raste ende të rralla, pasi dihet mirë që
kanceri është vdekjeprurës në më të
shumtën e pacientëve. Duke qenë se çdo
rast që diagnostikohet trajtohet menjëherë,
duket si e pamundur që të pyesësh
se çfarë do të ndodhte sikur sëmundja të
lihej në mëshirë të fatit. Megjithatë, sado
e çuditshme, një gjë e tillë ndodh. Shkencëtarët
thonë se kanë konstatuar një
rast në Norvegji, që i ka bërë të mendohen
gjatë në lidhje me kancerin e gjirit. Ky rast
ndodhet në qendër të një studimi, në të
cilin del në pah një fakt, që edhe kur kemi
të bëjmë me kancere sulmues, pra shpërthyes,
qëllon që gjithçka zhduket befas
vetiu. Por ajo çka është me të vërtetë interesante,
është fakti që raste të tilla
shërimesh të befta dhe të plota po konstatohen
gjithnjë e më shpesh. Për momentin
nuk bëhet fjalë për ndonjë aplikim
praktik, pasi askush nuk e di nëse një
kancer ka nevojë për mjekim, apo do të
zhduket vetë, vetëm se tashmë kjo e fundit
është një mundësi që ekziston dhe
njerëzit duhet të kenë më shumë shpresë.
Ka ekspertë të fushës që bëjnë shumë
pyetje në lidhje me raste të tilla. Sipas tyre,
mbetet ende një enigmë fakti që një diagnozë
e komplikuar dhe e ndërlikuar e mbi
të gjitha me një perspektivë fatale, befas
shndërrohet në një hiç. Të tjerë, ndërkohë,
janë shumë entuziastë e optimistë dhe
mbi të gjitha me shumë shpresë për ndryshime
pozitive në të ardhmen. Ata po
merren me analizimin e një fenomeni të
tillë për të kuptuar e identifikuar se cilët
janë ata faktorë që ndikojnë në asgjësimin
e qelizave kanceroze, të cilave deri më sot
nuk i ka bërë ballë asnjë medikament, apo
terapi, sado e sofistikuar, apo e fortë që
mund të ketë qenë. Ky fenomen ka sjellë
risi edhe në mënyrat e trajtimit të kancereve,
veçanërisht atyre të gjirit. Në Norvegji,
ku është evidentuar edhe numri më i
madh i grave me kancere të gjirit të zhdukura,
kur një grua konstatohet më së
pari me një sëmundje të tillë, lihet në pritje
për disa kohë, pa mjekime, por nën një
monitorim të rreptë, për të parë se si është
ecuria e sëmundjes. Në rast se brenda një
afati kohor ajo është e qetësuar, atëherë
merren mjekime të qeta, ndërsa nëse
përparon dhe metastazat shtrihen edhe
në organe të tjera, atëherë nis mjekimi i
zakonshëm. Fillimisht ishte shumë e vështirë
që t‘i bindje femrat t‘i nënshtroheshin
kësaj metode të re, pra pritjes, ndërsa tani,
duke parë raste të kancerit të gjirit që janë
shëruar pa problem, ato gjithnjë e më
tepër po përpiqen që të kenë durim dhe
të monitorojnë nga afër fazat fillestare të
sëmundjes. Por, nëse rastet e shërimit të
beftë do të shtohen edhe më, atëherë shkencëtarët
mendojnë se do të kemi të
bëjmë me një evoluim pozitiv të
sëmundjes dhe në njëfarë mënyre me një
fitore të pjesshme e të vogël të organizmit
ndaj kancerit. Për studimin në fjalë janë
marrë parasysh dy grupmosha grash: 50
dhe 64 vjeçe. Ato janë ndjekur gjatë një
periudhe 6-vjeçare. Njëri grup prej 109 784
grash u ndoq nga viti 1992 deri në vitin
1997. Në Norvegji testet e mamografisë
nisën në vitin 1996. Në këtë vit dhe në vitin
pasues, të gjitha grave u ofrohej falas
mamografia dhe çdo grua e bënte me
shumë dëshirë një test të tillë, që të ofron
mundësinë e ekzaminimit të hershëm në
kohën e duhur të një tumori. Grupi i dytë
prej 119 472 grash u ndoq që nga viti 1996
deri në vitin 2001. Të gjitha iu nënshtruan
mamografive. Do të ishte normale që në
të dyja grupet e grave numri i të konstatuarave
me kancer të ishte i shpërbërë, pra i
ndryshëm dhe i rastësishëm. Ndërkohë
doli në pah se gratë të cilat ishin kontrolluar
rregullisht te mjeku gjatë këtyre
viteve kishin 22% më shumë sëmundje se
gratë që nuk e kishin bërë këtë kontroll në
mënyrë të rregullt. Për çdo 100 000 gra që
ishin kontrolluar në mënyrë të rregullt, 1
909 ishin diagnostikuar me një kancer invaziv
në gji, gjatë një periudhe 6-vjeçare,
krahasuar me 1564 gra që nuk i ishin nënshtruar
diagnostikimit në mënyrë të rregullt.
Mes grave të diagnostikuara, një pjesë
pas një periudhe shumë agresive, u përball
me një ulje të aktivitetit të sëmundjes,
derisa më në fund gjithçka erdhi duke u
qetësuar dhe u normalizuar. Madje kishte
raste kur kanceri zhdukej tërësisht nga
gjiri, pa lënë asnjë lloj gjurme dhe mjekët
mbeteshin të habitur që një situatë e komplikuar,
befas ishte zhbërë. Duke u nisur
nga grupet e survejuara ndaj grave,
del se ato që kishin bërë mamografinë ishin
më shumë të prirura për kancer. Kjo sigurisht
nuk do të thotë që mamografia ishte
fajtore, por gjithsesi ky ishte një tregues,
që nuk mund të lihet në indiferencë për
ata që po merren me studimin e zhdukjes
së kancerit. Mamografitë, nga ana tjetër,
kanë shpëtuar jetë njerëzish, edhe pse
dhe ato kanë efekte anësore, por bilanci
përfitim - pasojë negative anon tek anët
pozitive. Por ajo që është e rëndësishme
është që si gratë, ashtu edhe mjekët të
shohin sa më gjerësisht të gjithë sëmundjen
dhe gjetjet e reja janë pjesë e gjithë
zhvillimit të sëmundjes në tërësi. Sipas
mjekëve, një punë e madhe mbetet për
t‘u bërë për sa i përket diagnostikimit të
tumoreve. Ka raste që trajtohen si tumore
malinje, pa qenë të tillë dhe kjo sjell komplikacione
të padëshirueshme. Disa biopsi
bëhen për gjëndra që nuk janë
kanceroze dhe ky lloj diagnostikimi është
shumë i dëmshëm, sepse çon në thellim e
përkeqësim të sëmundjes. Trajtimi i zakonshëm
i kancereve të gjirit bëhet ose me
operacion, kur gjëndrat e tumorit hiqen
tërësisht, ose me kimioterapi. Një pjesë e
kancereve shërohen, ndërsa një pjesë
tjetër jo. Për të gjetur se cilët janë faktorët
që ndikojnë në zhdukjen e kancereve
duhet që të bëhen studime afatgjata dhe
është shumë e vështirë që të identifikohen
gra me ndryshime të befta në situatën
tumorale. Por nëse do të arrihej një sukses
në këtë aspekt, atëherë do të ishte
shumë më i lehtë si kurimi, ashtu edhe
parandalimi i sëmundjes. Megjithatë,
fenomeni në vetvete është gati një
mrekulli. "Njerëzit kanë dëgjuar herë pas
here lajme për shërime të befta, por ajo
çka është me të vërtetë shumë e çuditshme
dhe pozitive është shpeshtësia e
gjetjeve të tilla. Në një spital të Norvegjisë,
mjekët që merren me konstatimin dhe
trajtimin e kancerit kanë vënë re se pasi u
thonë pacientëve se janë me kancer, por
rastet e shërimit të tyre janë gjithnjë e më
të shpeshta, atëherë gjithçka nis me më
shumë optimizëm e shpresë.