"Durrës-Kukës", Basha i shpëton ndjekjes penale
Një tjetër vendim pro ministrit Lul
zim Basha është dhënë dje në
Gjykatën e Apelit të Tiranës, e cila
vendosi se arsyetimi i gjykatësit të Shkallës
së Parë, Sokol Tona, që pezulloi
afatet e hetimit 30 ditë, është i saktë. Me
fjalë të tjera, gjykata vendosi se të gjitha
hetimet e prokurorisë pas datës 6 nëntor
të këtij viti për dosjen "Durrës-Kukës"
nuk mund të konsiderohen si prova. Seanca
e djeshme është kryer me dyer të
mbyllura në Gjykatën e Apelit dhe ka
vazhduar për tri orë. Drejtuesi i trupit
gjykues, Dalip Bushi, vendosi që gjykimi
të zhvillohej pa praninë e medias, duke
mos dhënë asnjë detaj në lidhje me arsyetimin
e vendimit. Ajo çka rezultoi pas seancës
ishte se Gjykata e Apelit rrëzoi
ankimin e Prokurorisë së Përgjithshme
për zgjatjen e afateve hetimore për Armand
Telitin dhe Andi Tomën.
Seanca
Dje, rreth orës 11:00, filloi gjyqi për
shqyrtimin e ankesës së Prokurorisë së
Përgjithshme ndaj një vendimi të
Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila pezulloi
afatet hetimore të dosjes "Durrës-
Kukës". Në fillim të seancës, gjyqtarja
Zeqine Sollaku deklaroi dorëheqjen nga
trupi gjykues. Bashkëshortja e ishprokurorit
të Përgjithshëm, Theodhori
Sollaku, tha se e ndërmerr këtë hap, për
shkak se kur nisën hetimet për abuzimet
e dyshuara financiare që lidhen me
rrugën në ndërtim, i shoqi ka qenë në
postin drejtues që udhëheq institucionin
e akuzës. Pas kërkesës së zonjës Sollaku,
kryetari i Gjykatës së Apelit, Metush
Saraçi, deklaroi se mori në shqyrtim
kërkesën e paraqitur nga gjyqtarja dhe
vendosi që ta pranojë, duke e zëvendësuar
me një gjyqtar tjetër. Krahas Sollakut,
në trupin gjykues bënin pjesë edhe
gjyqtarët Tom Ndreçi dhe Dalip Bushi. Ata
shqyrtuan kërkesën e Prokurorisë së
Përgjithshme që kundërshton vendimin
e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për
pushimin e hetimeve në lidhje me të pandehurin
Andi Toma. Edhe ky i fundit, ka
bërë kërkesë në Apel, ku kërkon që të mos
vihet në diskutim vendimi i Shkallës së
Parë që ishte në favor të tij.
Vendimi
Pas tri orëve, gjyqtari Dalip Bushi rrëzoi
për herë të tretë prokurorinë, ashtu
siç bënë para tij edhe gjykatësit Sokol
Tona dhe Fatmira Hajdari. Sipas vendimit,
gjyqtari i Shkallës së Parë, Sokol
Tona, kishte vepruar sipas ligjit për pezullimin
e afateve të hetimit për dosjen
"Durrës-Kukës". Gjyqtari arsyetoi se i
jep të drejtë gjyqtarit Tona në lidhje me
pezullimin e afateve të hetimit edhe për
personat nën hetim deri më datën 6
nëntor të këtij viti. Në këtë datë, sipas
prokurorisë, ishin marrë të pandehur
për abuzimet me rrugën Durrës-Kukës,
Andi Toma, Lejla Saraçi dhe Armand
Teliti. Ndërsa si person nën hetim, ishte
Lulzim Basha. Hetimet e mëvonshme
përjashtuan nga hetimi Telitin dhe Saraçin,
ndërsa prokuroria vendosi që të
marrë të pandehur ish-ministrin e Transporteve.
Më 30 janar, fillon gjyqi për dosjen "Durrës-Kukës"
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë është mbledhur
dje për të shqyrtuar dosjen penale të Prokurorisë së
Përgjithshme, e cila akuzon ish-ministrin e Transporteve,
Lulzim Basha, dhe ish-drejtorin juridik në këtë ministri, Andi
Toma, për abuzime gjatë hartimit dhe tenderimit të rrugës
Durrës-Kukës. Në fund të mbledhjes, është rënë dakord që
seanca e parë gjyqësore për këtë çështje të fillojë më datën
30 janar. Palët kanë kohë të përshtatshme për t‘u përgatitur
për një nga proceset aktuale më delikate të drejtësisë
shqiptare. Tashmë, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së
Apelit, e vetmja gjykatë që nuk është shprehur për dosjen
"Durrës-Kukës" është Gjykata e Lartë, e cila ka "barrën" më
të madhe, atë të hetimit gjyqësor. Në fakt, Prokuroria e
Përgjithshme, nga hetimet e saj, ka arritur në konkluzionin se
Basha dhe Toma akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën,
duke i shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 232 milionë
eurosh. Kjo akuzë nuk pranohet nga mbrojtja dhe të
pandehurit, të cilat kundërshtojnë organin e akuzës me
procedura.