McLeish nuk largohet nga Birminghami

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 18:52
Alex McLeish ka konfirmuar se dëshiron të mbetet në postin e menaxherit në Birmingham, pavarësisht rezultatit përfundimtar në garë për mbijetesë në Premierligë. Birmingham është në garë me katër skuadra tjera t’i shmanget bashkimit me West Hamin në Championship sezonin e ardhshëm, para xhiros së fundit të kampionatit të dielën. Mirëpo, McLeish ka theksuar se nuk planifikon të largohet në verë. “Nuk shoh pse nuk duhet të jem këtu, andaj po, do të mbetem këtu. Kam një punë të privilegjuar”, tha McLeish për mediet angleze.