Alonso, ‘befasia’ e Milanit

Përforcimi i befasishëm i Milanit gjatë këtij afati kalimtar të verës mund të jetë mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso.
Sipas medieve italiane, nënkryetari i Rossonerëve, Adriano Galliani ka njoftuar ardhjen e një mesfushori dhe ka veçuar 31 vjeçarin e gjigantit madrilen si futbollistin e nevojshëm për ekipin e Massimiliano Allegrit.
Alonso ka kontratë me Realin deri në vitin 2014 por negocimi i blerjes së tij konsiderohet i mundshëm. Në rase se Jose Mourinho transferon Luca Modricin nga Tottenham e ardhmja e Alonsos në kryeqytetin spanjoll do të vihet në dyshim.