E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngushëllohet Ibra, blen një ishull

Zlatan Ibrahimoviç ka-loi një moment të keq në Kampionatin Europian, ndërsa Suedia u eliminua që në fazën e grupeve. Futbollisti ka qenë tepër i inatosur me shokët e tij dhe madje nuk i kurseu fjalët e ashpra ndaj tyre. Megjithatë, kapiteni i Suedisë ka gjetur një mënyrë se si të gjejë ngushëllim, duke  blerë ishullin e Davensos, në liqenin Malaren, në perëndim të kryeqytetit suedez të Stokholmit. Në këtë mënyrë ai ka mundësi që ti dedikohet plotësisht pasionit të tij të preferuar, gjuetisë. Ishulli i blerë nga Ibrahimoviç ka një sipërfaqe prej 500 hektarësh. Aty ka shumë drerë dhe derra të egër, dhe kjo është ajo që Ibra kërkon të bëjë në kohën e lirë. Për më tepër që mund të merret edhe me peshkim, pasi peshqit nuk mungojnë në ishull. Stërvitja me kuqezinjtë do edhe disa javë të fillojë, kështu që lojtari i djajve ka mundësinë që të kalojë disa kohë më familjen e tij dhe të dëfrehet duke bërë gjueti.

Arbitri Kasai: Goli?  Gabova, jam i zhgënjyer
Gjyqtari Viktor Kasai mori shumë kritika gjatë këtij Europiani, pasi nuk quajti një gol të Ukrainës, që mund të çonte rezultatin me Anglinë 1-1 e mund të ndryshonte fatin e ndeshjes. E për këtë arsye arbitri hungarez e pranoi se kishte bërë gabim dhe kërkoi falje për këtë gjë. Por, ai shpjegoi se është e vështirë që të bëhet siç duhet puna e tij. Pas ndeshjes ne pamë imazhet filmike dhe bëmë një vlerësim të situatës. E kuptuam menjëherë që gabuam. Por, për fat të keq, puna jonë është mizore. Një gjyqtar mund të japë 199 vendime pozitive e mund të bëjë vetëm një gabim për të cilin do mbahet mend gjatë për keq. Jemi të zhgënjyer për këtë gjë, por nuk mund të kthehemi dot mbrapa, tha Kasai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›