Alonso dhe Masa bëjnë më në fund paqe mes tyre. Nelson Piket rindez polemikat
Për më tepër se dy orë e 15 minuta janë dashur për të prodhuar një grilë nisjeje, e cila, teorikisht, mund të rihapë botërorin: në "pole position" është Rubens Barrikelo, i cili del më i mirë në mes të një kaosi për shkak të shiut të rrëmbyeshëm. I dyti Veber,i pesti Raikonen, ndërsa Xhezon Baton rrezikon titullin pasi do niset i 14-ti.
Pas polemikave të shmangura në distancë, vendoset më në fund paqja mes Fernando Alonsos e Felipe Masës. Dy shokët e ardhshëm të skuadrës te Ferrari janë takuar në pistën e Interlagos, ku do të garohet sot. Janë përballur në "paddock", ku kanë diskutuar para se ta mbyllnin me një shtrëngim dore. Eventi është bërë i pavdekshëm edhe nga fotografët. Prandaj për sa i përket polemikës mes tyre, gjithçka është ezauruar. Megjithatë ka dyshime. Në fakt, në një intervistë për "Gazzetta dello Sport", Nelson Piket (babai i pilotit që provokoi incidentin inkriminues) këmbëngul mbi fajësinë e pilotit spanjoll: "Për incidentin ishin në dijeni të gjithë. Besoni se Alonso të ketë fituar një garë ku ishte i 15 dhe papritmas u fut të furnizohet me karburant? Ishte një plan perfekt". Hipoteza se ka qenë i biri, Nelsinjo, ai që propozoi incidentin për të negociuar rinovimin e kontratës, sipas Nelsonit, nuk qëndron: "Ishin ata (Sajmonds e Briatore) që e propozuan një gjë të tillë tri orë para garës. Dëshironin që Nelsinjo të firmoste një opsion për 2009 që nga dita e parë. Unë i kisha sugjeruar të mos firmoste asgjë. Dhe Briatore atëherë i kishte thënë: "Si mund të garosh në Formula 1 nëse nuk je ti, por babai yt ai që vendos? Por nëse dëshiron të ndihmosh skuadrën, mund të bësh këtë...". Pas Briatores shkoi Sajmon dhe i tha, se mund të ishte një ide e mirë. Nelsinjo u bind". Por, në fakt, hija e një babai të tillë mund të jetë e rëndë, sepse Piket "i madhi" e pranon vetë: "Ishte vetë Briatore, ai që kërkonte zgjatjen e kontratës. Ndërsa unë nuk dëshiroja që Nelsinjo të mos garonte më për Renaultin. I kisha gjetur një vend te "Toro Rosso" me Berger. Ishte Nelsinjo ai që dëshironte të qëndronte në 2009 te Renaulti, sepse ishte mundësia që Alonso të largohej te Ferrari".