Barcelona, komplikohet ardhja e Robinjos
Barcelona po zhvillon tratativa me Mançester Sitin për të marrë sulmuesin brazilian Robinjo. Drejtuesit e klubi blaugran, sikurse ka bërë të ditur "MD", po diskutojnë direkt me pronarin e klubit anglez, Mansour Bin Zayed dhe me babanë e futbollistit. Por duket se gjithçka është ndërlikuar. Ai që ka informuar Juntën e Barcelonës në lidhje me komplikacionet e tratativës ka qenë drejtori teknik i katalanasve, Txiki Begiristain.
Nga ana e tij, braziliani ka shprehur dëshirën e madhe për të luajtur në stadiumin Kamp Nou dhe mes të tjerash edhe tekniku i Mançester Sitit, Mark Hjuxhs duket se preferon më shumë uelsianin Graig Bellami. Por në konferencën për shtyp të së premtes, ishte pikërisht trajneri ai që deklaroi të kundërtën. Tani çështja ka marrë një tjetër rrugë, por për të qartësuar situatën do të mendojnë drejtuesit e klubit, të cilët shumë shpejt do të takojnë pronarin arab për të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me lojtarin. Në këtë marrëveshje është përfolur edhe një shkëmbim mes Tieri Henrisë dhe Robinjos. Sulmuesi francez ka pësuar së fundi një dëmtim në ndeshjet me kombëtaren dhe nuk ka mundur të jetë i disponueshëm për skuadrën në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme ndaj Valencias. Ndoshta sulmuesi francez mund të qëndrojë për të paktën 10 ditë jashtë fushave, pasi rezulton se ka një tërheqje.