Diskutohet projekti i spitalit rajonal të Tiranës
Në bllokun e shënimeve të Ministrisë së Shëndetësisë është nënvizuar me të kuqe projekti i vendosjes në funksionim të spitalit rajonal të Tiranës. Sipas drejtuesve të ministrisë, shumë shpejt do të merren të gjitha masat për nisjen nga puna të këtij spitali, i cili do të sjellë edhe uljen e mbingarkesës për qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza".
Ky projekt u nis që në kohën kur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ishte ministri Nard Ndoka.
Spitali rajonal i Tiranës, me një vendim të Këshillit të Ministrave, do të ngrihet pranë ambienteve të spitalit të mushkërive. Kjo është një qendër universitare, që do të ofrojë shërbime të njëjta me ato të QSUT-së. Mjekët do të jenë të rinj, kryesisht të specializuar jashtë vendit, ndërkohë që do të ketë aparatura të reja të financuara nga marrëveshjet e shtetit shqiptar me atë austriak. Spitali universitar i mushkërive "Shefqet Ndroqi" bëhet spital për qytetin e Tiranës. Kjo qendër spitalore do të vazhdojë të jetë terciare, por nuk do të trajtojë vetëm pacientët me sëmundjet e mushkërive. Këshilli i Ministrave ka miratuar kthimin e spitalit në qendër spitalore për kryeqytetin. Drejtimi administrativ i spitalit është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Në spital do të funksionojë dhe pjesa e konsultave për vizitat ambulatore. Të tre blloqet e spitalit disponojnë shërbime bazë për përmbushjen e nevojave që lidhen me trajtimin mjekësor të pacientit si shërbime diagnostikimi, shërbime mbështetës mjekësorë dhe jo mjekësorë.
Mendohet se qendra do të ketë rreth 300 shtretër, 4 salla kirurgjie, 2 reanimacione. Pas përpjekjeve të mbetura për të reformuar spitalin "Nënë Tereza", alternativa për ta çuar këtë qendër drejt "vetërregullimit" është fuqizimi i një spitali tjetër.
L.Mixha