Alonso kritikon orarin e miqësores

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso është ankuar se miqësorja e ardhshme e Spanjës me Puerto Rikon është shumë afër fillimit me sezonin e ri në La Liga.
Dueli miqësor është caktuar për të martën dhe vjen vetëm një javë para përballjes së parë të Realit me Barcelonën në kuadër të Superkupës së Spanjës.
“Ka mbetur edhe shumë pak por gjithçka duhet të jetë në vendin e vet. Nuk kemi pasur shumë kohë të përgatitemi kurse tani na pret një miqësore ndërkombëtare. Jemi mësuar me këto. Nuk është asgjë e re por as diçka e këndshme”, deklaroi Alonso për AS.