Alonso ndërron mendje: Ferrari, një mundësi
Fernando Alonso ndërron mendje dhe i hap derën mundësisë për të garuar me Ferrarin. "Nuk do të mund të qëndroja indiferent përpara idesë për t‘u bërë pjesë e kësaj skuadre", tha dy herë kampioni i botës. Vetëm pak ditë më parë ai i përkufizoi "thjesht thashetheme" lajmet e publikuara në disa media, se kishte gjetur akordin me prodhuesin nga Maranelo. Alonso shtoi: "Kam thënë gjithmonë se dëshiroj të shkoj në një skuadër, që më jep mundësinë të fitoj. Ferrari është një opsion".