E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego: Del Piero? Do të luaj me një gjeni

"Del Piero? Do të kem privilegjin për të luajtur me një gjeni". Kështu shprehet Diego në prezantimin zyrtar si juventin, kur i është referuar çështjes së mbijetesës së tij në fushë me kapitenin bardhezi. "Më pëlqen të luaj pas sulmuesve, në qendër". Pastaj lëshon një batutë mbi tratativën që e solli te Juve, edhe pse kishte konkurrencë mes klubesh të mëdhenj, mes të cilëve Bajerni i Mynihut: "Nuk kam pasur momente hezitimi".

Diego, pse zgjodhët bluzën nr. 28?

28 është data e lindjes time dhe dy shifrat që e përbëjnë këtë numër, 2 dhe 8, bëjnë 10, që është numri im i preferuar.

Keni thënë se bashkëjetesa me Del Pieron do të jetë problem...

Besoj se do të kem privilegjin të luaj me një gjeni.

Zgjodhët Juven me gjithë konkurrencën e madhe të klubeve europiane...

Me Juven kam një raport të hershëm, prandaj nuk hezitova aspak.

Në cilin pozicion do të preferonit të luanit?

Në fushë ndihem mirë në qendër, pas shpatullave të sulmuesve. Kështu kam luajtur tri vitet e fundit.

Çfarë mendoni kur firmosni një kontratë kaq të rëndësishme si kjo me Juven?

Të gjithë lojtarë ëndërrojnë të arrijnë në nivelin më të lartë, pastaj edhe termat ekonomikë kanë rëndësinë e tyre.

Felipe Masa ju uron. Ju a bëni tifo për Ferrarin?

Bëj tifo për Masën dhe rrjedhimisht edhe për Ferrarin.

Çfarë raporti keni me shpejtësinë? A ju pëlqejnë makinat?

Po, është e vërtetë, por jam më i mirë si futbollist sesa si pilot.

Ju vini nga Santos, skuadra e Peles. Çfarë kujtimesh keni?

I detyrohem shumë Santosit, edhe falë tyre jam sot këtu. Santos është ekip i lavdishëm, kam pasur nderin të luaj me Robinjon, Elanon e Aleks.

A jeni i dashuruar?

Po, kam një të dashur braziliane.

A ju pëlqen pica?

Po, kam stërgjyshër italianë dhe pasaportë italiane. Gjej veten tek italianët, në mënyrën e jetesës dhe të ushqimit.

Seko, pse Diego ka ardhur në kampionatin tonë?

Për kualitetin teknik, fizik e për shpirtin e garës, është lojtar luftarak.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›