E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nedved, gati kontrata 1-vjeçare te Interi

Pasi i ka dhënë lamtumirën Juventusit, Pavel Nedved mund të riveshë këpucët e të kthehet të luajë me fanellën e Interit. Në fakt, në klubin zikaltër është mbajtur një mbledhje merkatoje në të cilën kanë marrë pjesë presidentët Morati, Murinjo, Branka, Oriali e Raiola. Në realitet është diskutuar për një kontratë 1-vjeçare që i propozohet "veteranit" çek. Hipoteza Nedved po merr formë, por ajo ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e tifozëve: në stërvitjen e djeshme, ata hodhën kore kundër mesfushorit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›