E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajern, probleme në gju për Riberinë

Probleme fizike për talentin francez, Frenk Riberi, i cili nuk do të marrë pjesë në miqësoren e parë verore të skuadrës së tij, Bajernit të Mynihut. Bavarezët pritet të ndeshen me skuadrën e Salzburgut (ekipin kampion të Austrisë). Sulmuesi francez ka braktisur seancën e fundit stërvitore të ditës së enjte. Shkak për këtë është bërë një ënjtje në gjurin e tij të majtë. Megjithatë duket se një gjë e tillë nuk është e një shkalle të rëndë. Talenti francez pritet të rikthehet sërish në gjirin e skuadrës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›