Alonso nuk ka frikë nga Vetteli

Fernando Alonso është një idhull në Spanjë. Dhe, kur kthehet në shtëpi, festojnë të gjithë ata që e njohin yllin e Formulës 1. Spanjolli thotë se e mirëpret zbarkimin eventual të Sebastian Vettelit në Ferrari.
“Unë nuk kam aspak frikë nga Vetteli. Nëse një ditë Sebastian vjen në Ferrari, nuk do të ketë asnjë problem. Nuk kam asgjë të veçantë të them për këtë. Nuk përballem me shokë të skuadrës, këtë nuk e kam bërë kurrë. Asnjëherë shokët e skuadrës nuk kanë grumbulluar pikë më shumë se unë, kështu që nuk kam frikë nga askush”, tha ish-kampioni i botës në Formula 1.
29-vjeçari beson shumë në Ferrarin dhe thotë se sezonin e ardhshëm ky ekip do të luftojë për titull të kampionit. “Në vitin 2011 do të kem makinë të re. Ferrari gjithmonë lufton për titull, njëjtë si unë”, përfundoi Alonso.