E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez pëlqen La Ligën

Nga Express më 28 dhjetor 2010 në ora 09:38

Luis Suarez është njëri prej futbollistëve të rëndësishëm të futbollit evropian. Sulmuesi i Ajaxit pëlqehet nga klubet italiane, angleze e spanjolle. Por, vetëm një ekip nga këto liga do ta ketë mundësinë që ta shijojë sulmuesin uruguaian.

Juventus, Barcelona, Real Madrid, Milan e Manchester United janë disa nga skuadrat që ia vlen të përmenden, por ka edhe të tjera. Sulmuesi jugamerikan ka thënë se e preferon më së shumti La Ligën.

“Do më pëlqente ta ndërroj mjedisin, dëshiroj të përmirësohem dhe nuk i referohem vetëm aspektit ekonomik. Dëshiroj të përmirësohem si futbollist, që ta demonstroj kualitetin tim, të cilën gjë nuk mund ta bëj edhe aq në futbollin holandez. Do të më pëlqente ta bëj këtë hap, të luaj në La Liga spanjolle, por këto nuk janë gjëra që i vendos unë”, theksoi Suarez për të përditshmen spanjolle, As.

Për 23-vjeçarin, viti 2010 do të mbetet në kujtesë të gjatë, pasi arriti suksese të jashtëzakonshme. “Viti 2010 ishte një vit që nuk do ta harroj kurrë. Kam kaluar një vit mjaft emocionues. Botërori dhe lindja e vajzës, Delfina, ishin premi personale. E gjithë kjo ka domethënie të madhe për mua, mbi të gjitha duke e marrë parasysh moshën time”, vazhdoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›