Alonso planifikon dorëheqjen

Pas Mikael Shumakerit edhe kampioni i dyfishtë i botës në Formula Një është duke përgatitur dorëhqejen e tij nga kampionati më i ndjekur në botë për makina. "Me tri tituj kampion bote unë do të jap dorëheqjen. Ky është dhe qëllimi i karrierës sime", është shpehur kampioni i ri në televizonin spanjoll "Telecinco".
Kampioni më i ri i dyfishtë në historinë e Formula 1 zuri vendin e dytë në Cmimin e Madh të Brazilit, duke siguaruar edhe titullin. Në sezonin e ardhshëm piloti i deritanishëm i Renault do të pilotojë për MekLaren Mercedes.
"Gjithcka shkoi ashtu sic duhej"- është shprehur Alonso. "Ishte një garë shumë e bukur për mua dhe për skuadren. Na mjaftonte vetëm një pikë dhe e arritëm"
Por ajo qe duhet theksuar eshte se Alonso fitoi kur Michael Schumaker ishte ende në pistë në garën e tij të fundit dhe që kërkonte ta mbyllte më së miri karrierën e tij pavarësisht nga fati i keq dhe problemet mekanike te tij. "Shumaker bëri një garë të shkëlqyer" - vijon komentin e tij kampioni i Botës. "Rivaliteti me të me ka bërë mirë dhe ndjehem me fat që fitova me Shumakerin në pistë. I uroj të gjitha te mirat ne jetën e tij të re. Ishte një kenaqesi dhe një nder për mua të isha kundërshtari i tij."