Altin Lala do të mungojë në përballjen me Dortumundin

Hanover 96 u mund 2-1 në transfertën em Shalken, një humbje që erdhi menjëherë pas barazimit 2-2. Në këtë ndeshje për trajnerin Dieter Heking mungoi kapiteni i ekipit Altin Lala. Ndeshja e radhës për Hanover është ajo kundër Borsusias së Dormtundit në Kupën e Gjermanisë. "Ne duhet të japim një tjetër imazh në Dortmund", thotë Heking. "Por në këtë ndeshje do të na mungojnë kapiteni Altin Lala dhe sulmuesi Tomas Bradaric". Takimi Borusia Dortmund-Hanover do të luhet ditën e martë në orën 19.30.
E shtuna është një tjetër sfidë intriguese për Hanoverin në kampionat, teksa do të udhëtojë drejt Hamburgut, ku edhe mund të kemi një duel të mundshëm Altin Lala-Besart Berisha.