Çivu: “Interi, më i forti në Itali”

Rumuni Kristian Civu nga dita e djeshme është zyrtarisht lojtar i Interit, kampionit në fuqi të Italisë. Lajmi u kominikua në faqen zyrtare të skuadrës të Roberto Mancinit. Kampioni i ri zikaltër mbërriti në Milano në orët e vona (23:30) të ditës së premte, dhe të shtunën firmosi kontratën që do ta lidhë me shoqërinë e Masimo Moratit për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2012
Mbrojtësi Civu u ble për 13 milionë euro, plus bashkëpronësinë e Marko Andreolit (3 milionë). Kristian Civu deklaroi për "Sky" fjalët e para si zikaltër gjatë mbërritjes në Milano: "Interi është skuadra më e fortë në Itali. Jam i lumtur të jem përfundimisht në Milano. Përfundoi si dëshiroja". Pas takimit me drejtorin teknik të Interit, Marko Branka dhe nëshkrimit të kontratës dje Civu udhëtoi drejt Londrës ku do të takohet edhe me presientin e Interit, Masimo Moratit, i cili do të jetë i pranishëm në ndeshjen miqësore kundër Arsenalit.
Kaka
Dukej e përfunduar, por përkundrazi Reali i Madridit bëri publike ofertën e re për Kakanë: 90 milionë euro. Një sfidë pa mbarim kjo midis Realit dhe Malit që risjellin serinë e njëqindtë të telenovelës më të bujshme të sezonit. Lajmi kësaj radhe nuk vjen nga faqet e gazetave "Marca" apo "As" të njohura si mbështetëse të Realit të Madridit, por nga "Sport", ku lexohet se presidenti "merenges", Kalderon, është gati të derdhë 90 milionë euro për të sjellë brazilianin në Madrid. Nuk ka dyshim se kjo është një hedhje benzine mbi zjarrin ende të pashuar. "Reali i Madridit është i bindur se me këtë ofertë Milani mund të ndryshojë ide", - pohoi për sitin brazilian Globoesporte.com, Diego Kotscho, këshilltari personal i lojtarit kuqezi.
Balak
Trajneri i ri i Realit të Madridit bëri të ditur se Mikael Balak është lojtari që ai do to shihte shumë mirë në "Bernabeu". Lojtari gjerman ka një kontratë deri në vitin 2010 me Celsin dhe një pagesë javore rreth 130.000 stërlina, por Shuster theksin se paratë nuk do të përbënin një problem. "Me klasin e tij, do të përfshihej në mënyrë perfekte te Reali i Madridit", deklaroi trajneri gjatë një interviste për televizionin e njohur "ARD". "E shoh me të vërtetë mirë të luajë me skuadrën time. Do trë ishte perfekt në zonën midis mesfushës dhe sulmit".