Napoli i çmendur pas Bogdanit

Emri i Bogdanit mbetet i më i lakuari në merkaton e ekipeve të mesit të artë në kampionatin italian të Serisë A. Pas Kaljarit, Udinezes dhe Lacios, në skenë është rishfaqur fuqishëm ish-skuadra e Maradonës, Napoli. "Është ai emri i ri i merkatos së kaltër. Erjon Bogdani, 30-vjec, sezonin e kaluar me Kievon është kërkuar nga Edi Peja dhe Pierpaolo Marino", shkruhet në sitin me qendër në Napoli, videocomunicazioni.com, që e shoqëron lajmin edhe me një video ku jepen disa nga golat e sulmuesit shqiptar me fanellën e Sienës dhe Kievos, dy skuadrat me të cilat Bogdanin ndahu sezonin e kaluar. Sulmuesi shqiptar ka të gjitha karakteristikat e duhura për të luajtur në qendër të sulmut midis Lavecit dhe Kalaios. "I shpejtë në lëvizje dhe i fortë me kokë Bogdani, mund të paraqësë edhe një alternativë për "Pampa" Sozën", shkruhet në sitin në fjalë. Për ta bërë më të dukshëm interesimin artikulli shoqërohet edhe më një skedë të plotë të lojtarit. Ejron Bogdani ( i lindur më 14 prill 1977 në Tiranë) është një lojtar shqiptar, sulmuesi i Kievos dhe i Kombëtares shqiptare. Nisi të luajë në atdheun e tij me Partizanin e Tiranës. Pasi tentoi të afirmohej në kampionatin kroat u ble nga Rexhina (Seria A), në vitin 1999. Bogdani luajti si huazuar për dy sezone te Salernitana dhe Verona. Në skuadrën e fundit ishte golashënuesi më profilik i sezonit 2004-2005, duke përfunduar në vendin e katër të klasifikimit të golashënuesve të Serisë B. Më pas u ble nga Siena për të cilën realizoi 11 gola në Serinë A gjatë një sezoni e gjysëm. Në janar 2007 u ble nga Kievo. Në Serinë B numrëon 107 ndeshje dhe 32 gola. Në Serinë A, 89 ndeshje dhe 20 gola. Marino është dukë provuar të "zhytet" thellë në merkato për të sjellë në Napoli deri më 31 gusht edhe tre emra të tjerë. Për gjigandin shqiptar, një sulmues me eksperiencë në Itali, sipas tutonapoli.it, Kievo kërkon 5 milion euro, ndërsa Napoli jep 3 milionë dhe bashkëpronësinë e kartonit. Përvec Bogdanit, Napoli, në fakt është duke ndjekur edhe një mesfushor mids Brigit dhe Feinduonos si dhe një mbrojtës. Gjithsesi ëndërra e ndaluar e merkatos së kaltër mbetet Xhuzepe Rosi, që ndiqet edhe nga Milani dhe Fiorentina. Kuqezintë duken me të avancuar në drejtim të sulmuesit që luan për Mancester Junaitidin në Angli.