E Diel, 1 Nëntor 2026

Alonso udhëheq paradën e Ferrarit në Bahrein



çmimi i Madh i Bahreinit, garës së parë sezonale në kampionatin e Formula 1, ka përfunduar me firmën e Ferrarit. Në fakt dyshja e pilotëve të skuderisë së Maranelos ka arritur të renditet në vendin e parë me Fernando Alonson dhe në të dytin me Felipe Masën, pas një garë që ka dhuruar padyshim emocione dhe spektakël. Debutimi i pilotit spanjoll ka qenë me të vërtetë i jashtëzakonshëm, por nuk mbetet pas edhe paraqitja e shkëlqyer e brazilianit, i cili pas aksidentit të rëndë që pësoi një vit më parë, ka treguar se do të jetë një ndër pretendentët kryesorë për titullin. Ferrari kështu ka regjistruar dopietën e 80 në historinë e saj në kampionatin e Formula 1. Megjithatë vlen për t’u përmendur gara e zhvilluar nga piloti gjerman i Red Bullit, i cili ka dominuar tërësisht pistën deri kur kishin mbetur 15 xhiro nga përfundimi. Në fakt 22 vjeçari nuk arriti ta përfundonte në vend të parë çmimin e Madh të Bahreinit pasi pati një problem mekanik në makinën e tij. Më pas Fetel është parakaluar edhe nga Luis Hamilton, i cili i ka rrëmbyer kështu vendin e tretë. Fatmirësisht për Red Bull, 22 vjeçari nuk është parakaluar edhe nga Niko Rosberg me Mercedes GP, që është pozicionuar në vendin e pestë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, shtatë herë kampioni i botës, Mikael Shumaker. Menjëherë pas tij janë renditur kampioni i botës në fuqi, Xhenson Baton, i ndjekur nga piloti i “Red Bull” Mark Veber dhe Vitantonio Liuci me “Force Indian”. Kanë zhgënjyer të gjithë debutuesit, të cilët nuk kanë mundur as ta mbarojnë garën e parë të sezonit të ri të Formula 1.

RADHA E MBëRRITJES

Piloti Koha

1. F.Alonso 1orë41’02"236
2. F.Masa + 0’16
3. L.Hamilton + 0’23
4. S.Fetel + 0’38
5. N.Rosberg + 0’40
6. M.Shumaker + 0’44
7. Xh.Baton + 0’45
8. M.Veber + 0’46
9. V.Liuci + 0’53
10. R.Barrikelo + 1’02
11. R.Kubica + 1’09
12. A.Sutil + 1’24
13. H.Alguersuari + 1’32
14. N.Hulkenberg + 1 xhiro
15. H.Kovalainen + 2 xhiro
16. J.Truli + 3 xhiro
17. S.Buemi + 3 xhiro
18. P.De La Roza (tërhequr)
19. B.Sena (tërhequr)
20. T.Glok (tërhequr)
21. V.Petrov (tërhequr)
22. K.Kobajashi (tërhequr)
23. L.Di Grasi (tërhequr)
24. K.çandhok (tërhequr)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›