Ndryshon ligji i arsimit,diploma të reja për studentët
zirina llambro
Ndryshime thelbësore në ligjin e Arsimit të lartë. Ndonëse nuk ka përfunduar ende drafti final, piketat kryesore janë vënë. Një grup pune i ngritur nga Ministria e Arsimit po diskuton nenet ku do të vihet dorë. Diplomat universitare dhe masterat do të kenë emërtime të reja. Do të ndryshojnë edhe kushtet e pranimit në doktoraturë ndërsa masterat e nivelit të dytë, që u hapën vitin e shkuar do të mbyllen. Sakaq, pritet që ndryshime të këtë edhe mënyra e financimit. Pjesët kryesore të draftit janë dërguar edhe pranë këshillave studentore të universitetit të Tiranës. Gazeta boton nenet kyçe që do të ndryshojnë me anë të së cilave preken direkt studentët, duke e siguruar materialin prej këtyre këshillave. Sipas ligjit të ri, në përfundim të ciklit të parë të studimeve që zgjat 3 vjet, nuk do të përfitohen më Diploma të Nivelit të parë(DNP). Ato do të quhen Diploma universitare “Bachelor”. Kjo diplomë do të jetë baza e piramidës universitare. Nga sa bëjnë me dije specialistët e MASH, do të ketë përmirësime në kurrikulat e këtij cikli në mënyrë që ato të jenë sa më të orientuara drejt tregut të punës. Për të marrë një “Bachelor” studentit do t’i duhet të grumbullojë 180 kredite. Më tej, ata mund të ndjekin ciklin e dytë të studimeve. Në përfundim të tij nuk do të lëshohen më diploma të nivelit të dytë (DND),,por diploma universitare “Master i shkencave”.Nga sa pohojnë ekspertët që po merren me hartimin ndryshimeve, kurrikulat dhe kriteret e pranimit të këtij cikli studimi do të “forcohen” ndejshëm pasi këtë diplomë duhet ta ndjekin studentët që dëshirojnë të shkojnë edhe në Nivelin e Tretë të studimeve .Zotërimi i një “masteri të shkencave” me ligjin e ri do të jetë kusht për doktoraturën. Ndërkaq, nuk do të këtë më “Mastera të Nivelit të dytë” (MND). Specialistët po shqyrtojnë mundësinë që programet aktuale të (MND) të cilat kanë nisur vitin e kaluar , në përfundim të tyre të kenë një ekuivalentim me “Master të shkencave”.Këto studime po i ndjekin aktualisht studentë të cilët kanë diploma 4-vjeçare (Diploma të integruara të nivelit të dytë). Në piramidën universitare me ligjin e ri do të ofrohen edhe programet e studimeve ‘Master’.Emërtimi i vjetër “Master i nivelit të parë “ është hequr nga ligji. Këto studime mund t’i ndjekin të diplomuarit që kanë së paku diplomë universitare “Bachelor”, arsimim dhe trajnim të mirëfilltë profesional. Masterat do të realizohen së paku me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre do të jetë 1 vit.
Ndryshimet në ligjin e arsimit
ishte
1.1 Studimet e ciklit të parë:
c) në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë lëshohet diplomë e nivelit të parë (DNP) në fushën e arsimimit të kryer.
behet
1.1 Studimet e ciklit të parë:
c) në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë lëshohet diplomë universitare “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.
ishte
1.2.1. Programet e studimeve të ciklit të dytë:
a) programet e studimeve të ciklit të dytë japin njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim të pavarur në një fushë brenda një specialiteti;
c) në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të dytë lëshohet diplomë e nivelit të dytë (DND) në fushën e arsimimit të kryer.
behet
1.2.1. Programet e studimeve të ciklit të dytë:
a) programet e studimeve të ciklit të dytë japin të diplomuarve që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor”, njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë brenda një specialiteti.
c) në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.
ishte
1.2.2. Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë:
a) institucionet e arsimit të lartë në fusha të veçanta ofrojnë programe të integruara të studimeve të ciklit të parë dhe të dytë së bashku;
b) programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë realizohen me jo më pak se 300 kredite dhe zgjatja normale e tyre është jo më pak se pesë vite;
c) në përfundim të programeve të studimeve lëshohet diplomë e integruar e nivelit të dytë (DIND) në fushën e arsimimit të kryer;
behet
1.2.2. Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë:
a) institucionet e arsimit të lartë në fushat e mjekësisë, veterinarisë dhe arkitekturës ofrojnë programe të integruara të studimeve të ciklit të parë dhe të dytë së bashku;
b) programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë realizohen me jo më pak se 300 kredite dhe zgjatja normale e tyre është jo më pak se pesë vite;
c) në përfundim të programeve të studimeve lëshohet diplomë universitare “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer;
ishte
1.2.3. Programet e studimeve “Master i Nivelit të Parë”:
a) programet e studimeve “Master i Nivelit të Parë” u ofrojnë të diplomuarve, me një diplomë të nivelit të parë, arsimim dhe trajnim të mëtejshëm profesional;
b) programet e studimeve “Master i Nivelit të Parë” realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit;
c) në përfundim të këtyre programeve të studimeve jepet diploma “Master i Nivelit të Parë” (MNP) në fushën e arsimimit dhe trajnimit të kryer.
behet
1.2.3. Programet e studimeve “Master”:
a) programet e studimeve “Master” u ofrojnë të diplomuarve, me një diplomë universitare së paku “Bachelor”, arsimim dhe trajnim të mirëfilltë profesional.
b) programet e studimeve “Master” realizohen me se paku me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është se paku 1 vit;
c) në përfundim të këtyre programeve të studimeve jepet diploma universitare “Master” në fushën e arsimimit dhe trajnimit profesional të kryer d) IAL kanë të drejtë të pranojnë kandidatë që kanë fituar diplomë “Master” në studimet e ciklit të dytë për diplomën universitare “Master i shkencave” dhe të vendosin kritere për njohjen/transferimin e krediteve të vlefshme të fituara në studimet e masterit që i përgjigjen programit të studimeve të ciklit të dytë.
1.3.1. Programet e studimeve të doktoratës:
b) këto programe të studimeve zgjasin të paktën 3 vite dhe përfshijnë edhe 60 kredite për studime të organizuara;
c) kandidatët, që kanë diplomë të nivelit të dytë dhe diplomë “Master i Nivelit të Dytë”, të përcaktuar në pikën 1.3.4 të këtij neni, nuk janë të detyruar të grumbullojnë 60 kredite të studimeve të organizuara teorike. Këta paraqesin disertacionin e doktoratës, sapo të kenë plotësuar kushtet e tjera, që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave për studimet e doktoratës;
1.3.1. Programet e studimeve të doktoratës:
b) në studimet e doktoratës pranohen kandidatë që kanë fituar diplomë universitare “Master i shkencave”.
c) këto programe të studimeve zgjasin të paktën 3 vite dhe përfshijnë 40 deri ne 60 kredite për studime të organizuara teorike.