E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani fiton, vetëm një pikë larg Interit



Milani ka fituar dje 1-0 kundër Kievos duke iu afruar Interit. Diferenca mes tyre aktualisht është vetëm një pikë. Golin e fitores së vuajtur të kuqezinjve e realizoi Klarens Sedorf në minutën e 90-të, pas një kryevepre të stilit holandez. Numri 10 i Milanit shënoi nga një pozicion i prirë duke mposhtur portierin kundërshtar që deri në ato momente kishte qenë i pathyeshëm. Roma humbi rastin më të mirë për të shkurtuar në 4 pikë distancën me Interin duke barazuar 3-3 në shtëpinë e Livornos, gjatë një ndeshjeje të mbushur plot me emocione. Ai që hap valsin e golave të barazimit 3-3 është Kristiano Lukareli, autor i një triplete, por verdhekuqtë arrijnë të barazojnë pothuajse menjëherë me Simone Perrotën dhe më pas kalojnë në avantazh me Luka Tonin, në fushë që nga minuta e parë, pas 50 ditëve mungesë. Por Lukareli është në një ditë të mirë dhe arrin të barazojë shifrat në minutën e 27, duke shfrytëzuar një gabim të Motës në mbrojtje. Por kalojnë vetëm 60 sekonda nga ky moment dhe Pizarro rikthen në avantazh kryeqytetasit. Por në sekondat e fundit të takimit, Roma ka rastin të hipotekojë fitoren, por Pizarron, humbet penalltinë e fituar nga francezi Menez, duke goditur shtyllën. Në pjesën e dytë Livorno zbret në fushë më e bindur dhe sërish me Lukarelin arrijnë të barazojnë ndeshjen në 3-3.
Megjithatë skuadra e Ranierit arrin të fitojë një pikë ndaj Interit, duke u pozicionuar në vend të tretë në -6 pikë nga zikaltërit. Pas Romës, edhe Juventusi humbet shansin më të mirë për t’iu afruar zonës Champions, përballë Sienës. Skuadra bardhezi shënon 3 gola brenda 10 minutave, dy me Del Pieron dhe një me Kandrevën. Por pikërisht në momentin që ndeshja dukej sikur kishte dhënë verdiktin e saj, Siena zgjohet. Makarone shkurton distancën 3-1 në pjesën e parë. Por në të dytën, është Gezhal falë dygolëshit të tij, njërin me penallti, fikson rezultatin final në shifrat 3-3. Bardhezinjtë në këtë mënyrë humbasin rastin të rrëmbejnë vendin e katërt, duke u pozicionuar 1 pikë larg zonës që dhuron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.
Lacio – Skuadra bardhekaltër pëson një humbje të rëndë në shtëpinë e saj nga Bari 0-2. Për miqtë shënojnë Almiron dhe Alvarez. Kolarov gabon një 11-metërsh për Lacion i cili mund të rihapte takimin. Ndërkohë në vend numëro qëndron edhe Atalanta e cila mundet nga Parma me rezultatin 1-0. Bergamaskët ndajnë me Sienën vendin e fundit të tabelës së klasifikimit me 22 pikë.
Xhenoa show – Gol dhe spektakël në “Marasi”, ndërmjet Xhenoas dhe Kaljarit, takimi i cili përfundon 5-3. Me barazim 1-1 përfundon sfida ndërmjet Bolonjës dhe Sampdorias. Ndërsa Palermo mundet në “Friuli” me Udinezen me rezultatin 3-2, por megjithatë arrin të ruajë vendin e katërt në tabelën e klasifikimit.

Rezultatet

Të premten
Katania – Inter 1-3
Të shtunën
Napoli – Fiorentina 1-3
Dje
Juventus – Siena 3-3
Bolonja – Sampdoria 1-1
Livorno – Roma 3-3
Udineze – Palermos 3-2
Xhenoa – Kaljari 5-3
Lacio – Bari 0-2
Parma – Atalanta 1-0
Milan – Kievo 1-0

Renditja
Inter 59
Milan 58
Roma 53
Palermo 46
Juventus 45
Sampdoria 44
Xhenoa 42
Napoli 41
Kaljari 39
Fiorentina 38
Bari 38
Parma 37
Kievo 35
Bolonja 35
Katania 31
Udineze 31
Lacio 26
Livorno 24
Atalanta 22
Siena 22

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›