Bilanci i hidhur i bojkotit
Musa Ulqini
Pas përfundimit të bojkotit të Parlamentit nga opozita, është e nevojshme të bëhet. një analizë e tij. A u arritën objektivat e bojkotit? Cili është bilanci i tij? Kush fitoi dhe kush humbi nga ky bojkot?
I.
Më 7 shtator 2009 Edi Rama në një konferencë të posaçme për shtyp, e shpalli publikisht bojkotin parlamentar si kusht të panegociueshëm për hapjen e kutive të votimit. Nëse kutitë nuk hapen, theksoi Rama, zgjedhjet e parakohshme mbeten alternativa e vetme. Në funksion të kësaj axhende politike, Rama dhe mbështetësit e tij u angazhuan në një aksion intensiv politik nën moton: “Hap kutitë ose ik”. Përkundër refuzimit të Berishës për rinumërimin e votave, Rama e forcoi retorikën e tij populiste në tubimet e organizuara në të gjithë vendin. “As që diskutohej futja në Parlament, pa u bërë transparenca e plotë e zgjedhjeve të 28 qershorit”. Megjithatë vetëm një javë përpara se mandatet e deputetëve socialistë të bëheshin të pavlefshme, Edi Rama i dha fund bojkotit të opozitës, pa arritur asnjërin nga objektivat politikë: as hapjen e kutive të votimit dhe as mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
II.
Edhe pse nuk u arritën objektivat politikë, një bilanc i bojkotit parlamentar është i nevojshëm,për sa kohë që ky bojkot dominoi jetën e përditshme të vendit, për gjashtë muaj me radhë. Disa nga “zërat” e këtij bilanci, që duhet të bëhen edhe më të zëshëm për publikun e gjerë mendoj se janë:
1. Për gjashtë muaj me radhë, për shkak të bojkotit, Qeveria u la pa kontroll parlamentar. Asnjë lloj mitingu dhe konferencë shtypi nuk mund të zëvendësojë kontrollin parlamentar të opozitës ndaj Ekzekutivit. Parlamenti i mundëson opozitës të gjithë instrumentet e nevojshëm legalë, për të kontrolluar veprimtarinë e Qeverisë. Vetëm në Parlament, opozita mund të ketë në dispozicion çdo lloj dokumenti dhe informacioni për të gjitha veprimet, aktet dhe vendimet e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera shtetërore dhe t’i bëjë ato objekt të kritikës së saj. Vetëm në Parlament, opozita mund ta detyrojë Kryeministrin dhe ministrat të japin shpjegime publike për të gjitha problemet që shqetësojnë sot qytetarët. Vetëm në Parlament, opozita mund të denoncojë keqqeverisjen e maxhorancës me fakte dhe argumente, ballë për ballë me përgjegjësit kryesorë të keqqeverisjes. Si mund të miratohet buxheti i shtetit në Parlament, pa i bërë oponencën aty opozita? Reformat për integrimin e Shqipërisë në BE e kanë të domosdoshëm kontributin e opozitës në Parlament. Vetëm në aty, opozita mund të bëhet një pasqyrë, ku mazhoranca duhet të shohë fytyrën e saj.
2. Për gjashtë muaj me radhë në qendër të luftës politike nuk ishin problemet dhe shqetësimet e qytetarëve, por bojkoti parlamentar. Për shkak të bojkotit, qytetarët dhe problemet e tyre u zhvendosën në periferi të debatit politik. Përpjekja e Ramës për të krijuar lidhje të shkurtër mes problemeve të qytetarëve dhe bojkotit parlamentar, më së shumti u prit me indiferencë nga qytetarët në nevojë. Më konkretisht, qytetarët në nevojë e kanë të vështirë të kuptojnë atë që u thotë Rama atyre çdo ditë, se fati tyre nuk mund të ndryshojë pa ndryshuar fatin e kutisë së votimit!!!
3. Bojkoti jo vetëm që angazhoi në mënyrë joproduktive dhe të panevojshme energji të shumta të shoqërisë, por ai krijoi edhe një ngërç social. Polarizimi mes grupeve të militantëve njohu një përshkallëzim që filloi të ndjehet në mënyrë negative në jetën sociale të vendit. Shprehja më autentike e këtij polarizimi ishte padyshim përdorimi i mitingjeve dhe anti mitingjeve, si teste të forcës dhe të mbështetjes publike – dukuri këto që të sillnin në kujtesë vitet e para të pluralizmit.
4. Bojkoti e vuri situatën politike të Shqipërisë në qendër të diskutimeve në Bruksel dhe Strasburg. Rezoluta 1709 e KiE e zyrtarizoi konceptin e krizës politike. Edi Rama dhe mbështetësit e tij e trumbetuan këtë rezolutë si sukses të bojkotit, ndërkohë që perceptimi tjetër, ai i qytetarëve të thjeshtë, është se kjo rezolutë e KiE vë në diskutim heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Një vend në krizë politike, padyshim që ka më pak kredenciale përballë Qeverive skeptike evropiane, kur është fjala për heqjen e regjimit të vizave, ndërkohë që nuk ka nevojë për koment se sa jetike është për qindra, mijëra shqiptarë lëvizja e lirë në Evropë.
5. Bojkoti gjashtëmujor e dëmtoi në mënyrë të ndjeshme imazhin e PS-së si forcë politike demokratike institucionale, veçanërisht në sytë e faktorit ndërkombëtar. Sa më shumë shtoheshin përbetimet e Ramës për bojkotin parlamentar, aq më shumë shtoheshin deklaratat e ndërkombëtarëve kundër bojkotit. Asnjëherë që nga themelimi i PS, asnjë nisëm e qëndrim i saj politik nuk është kritikuar sa bojkoti kaq hapur, fort dhe drejtpërdrejtë nga të gjitha qendrat e politikës euroatlantike dhe nga të gjitha grupet parlamentare të Brukselit dhe të Strasburgut, pavarësisht nga përkatësitë e tyre politike. Ndërkohë, është rasti për të kujtuar se PS nuk aplikoi standardin e bojkotit, as atëherë kur kryetari i saj u burgos padrejtësisht. Pavarësisht nga problemet që përjetojnë shoqëritë demokratike në tranzicion, bojkoti parlamentar vlerësohet më së shumti si një qëndrim që bie ndesh me sistemin politik, si një instrument primitiv i luftës politike.
6. Gjatë gjashtë muajve të bojkotit u cenua seriozisht fryma e solidaritetit dhe e mirëkuptimit brenda PS. Vetë historia e këtij bojkoti është kontraversë dhe “prodhoi” në vend të unitetit, kohezionit dhe solidaritetit, përçarje, konflikt dhe armiqësi. Në mbledhjen e parë të Asamblesë Kombëtare të PS pas zgjedhjeve, në 29 korrik 2009, bojkoti u anatemua nga lidershipi i PS, si herezi. Një muaj më pas, Kongresi i PSSH ja delegoi të drejtën e bojkotit grupit parlamentar. Vetë iniciuesi real i bojkotit, Edi Rama, në të gjitha kumtet e tij publike, e quante bojkotin, jo bojkot! Ndërkohë të gjithë ata anëtarë dhe drejtues të PS në të gjitha nivelet e saj, që u shprehën publikisht kundër aplikimit të bojkotit si një mjet kundërproduktiv në luftën politike, u anatemuan me gojën e vetë Ramës si altoparlantë të Berishës!Ky etiketim është burimi i një ndarjeje të paprecedentë në historinë e PS në “pro” dhe “kundër”, ndarje që të kujton luftën e klasave dhe grupet armiqësore të kohës që lamë pas. Ndodh kështu edhe pse të gjithë kundërshtarët e bojkotit nuk artikuluan as edhe një fjalë më shumë dhe më ndryshe nga çfarë kanë deklaruar ndërkombëtarët, deri më 25 shkurt 2010, kur Rama i dha fund bojkotit.
7. Bojkoti gjashtëmujor “ngriu” edhe jetën organizative të Partisë Socialiste. Struktura dhe forume vitale të saj, prej kohësh, u zëvendësuan nga Tavolina e Aleatëve të Bojkotit. Që nga muaji tetor i vitit të kaluar, të gjitha vendimet e rëndësishme politike janë marrë duke anashkaluar kryesinë e PSSH. Për gjashtë muaj rresht, grupi parlamentar nuk u strukturuar organizativisht. FGS dhe FRESSH vazhdojnë të mos kenë drejtuesit e tyre të zgjedhur. Strukturat e qarqeve më të mëdha të vendit, siç është ai i Tiranës, vazhdojnë të mbeten prej më se gjashtë muajsh pa drejtues të zgjedhur në mënyrë institucionale. Angazhimi i vetëm i anëtarëve të PS në këto gjashtë muaj ishte pjesëmarrja në protesta. E gjithë jeta organizative dhe politike e PS kishte në epiqendër të saj vetëm bojkotin.
III.
Kush fitoi dhe humbi nga ky bojkot? I fituari i vetëm i bojkotit është Edi Rama. Ai arriti që përgjegjësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve, ta zhvendosë në periferi të debatit politik dhe të krijojë iluzionin te mijëra socialistë se bojkoti ishte alternativa që garantonte në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë zgjedhjet e parakohshme. Rama keqpërdori protestën e socialistëve, të mbetur pa punë dhe në vështirësi ekonomike, të cilët i shikojnë zgjedhjet e parakohshme si alternativë për zgjidhjen e problemeve të tyre. Në këtë mënyrë, Edi Rama arriti të konsolidojë pushtetin e tij, por me një kosto jo të vogël për PS dhe me çmimin e zhgënjimit të mijëra qytetarëve progresistë, të cilët janë të humburit e mëdhenj të bojkotit. Sepse ata besuan se bojkoti do të përfundonte ditën kur do të dekretoheshin zgjedhjet e parakohshme dhe jo një javë përpara se të bëheshin të pavlefshme mandatet e deputetëve të Edi Ramës.