E Diel, 1 Nëntor 2026

Alpet feston 8 Marsin

Alpet, në kuadër të programeve sociale, me qëllim integrimin, argëtimin dhe solidaritetin femëror, organizoi në hotel "Sheraton" një drekë gala me rastin e festës së 8 Marsit.

Pjesëmarrëset ishin 50 fituese (kliente të ALPET), të cilat u përzgjodhën nga një shorte i organizuar nga vetë kompania. Në këtë drekë gala nuk mungonin as personalitete të artit dhe kulturës, sikurse dhe përfaqësuese të ambasadës turke.

Sipas përfaqësueses së marketingut të ALPET, znj. Migena Bardhi, kjo festë organizohet për respekt të të gjitha grave dhe nënave shqiptare.

Në vijim, znj. Bardhi theksoi:

Shpreh kënaqësinë time që festojmë së bashku 8 Marsin, iniciativë kjo e z. Ibrahim Aktoz, drejtor i përgjithshëm i kompanisë Alpet, për të organizuar këtë drekë në "Sheraton", në prani të 50 klienteve tona dhe në prani të zonjave të nderuara të ambasadës turke. Ky aktivitet është një vazhdimësi e aktiviteteve të tjera për të cilat ALPET ka kontribuar dhe do të vazhdojë të kontribuojë, ku tema kryesore është përgjegjësia sociale, femra, roli i saj i shumëfishtë vlen për t‘u vlerësuar dhe është një e drejtë e tyre që të integrohen me të drejta të barabarta në shoqërinë shqiptare.

Në përfundim të drekës, iu shpërndanë dhurata të shumta zonjave të pranishme në këtë event, dhuruar nga ALPET.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›