E Diel, 1 Nëntor 2026

Ftohen çmimet, IÇK ndal në 1.9 për qind

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin shkurt 2009 shënoi një rritje mujore prej 0.7 përqindësh dhe një rritje vjetore prej 1.9 përqindësh, duke konfirmuar tendencën ftohëse në treg dhe duke pasqyruar rënien e shpejtë të çmimeve të mallrave të importit, njoftoi dje Instituti i Statistikave.

Grupi i ushqimeve shënoi një rritje vjetore prej 2.9 përqindësh dhe një rritje mujore prej 1.9 përqindësh, udhëhequr nga çmimet më të shtrenjta të bukës, mishit e peshkut. Zarzavatet pësuan një rritje të fortë në çmime në krahasim me janarin, por INSTAT-i thotë se këtë vit po kushtojnë 5 për qind më pak se shkurtin e vitit 2008. Bulmeti dhe vezët si dhe vaji vegjetal pësuan gjithashtu ulje. Në rritje janë çmimet e shërbimeve arsimore, ku kurset e ndryshme kushtojnë shumë më shtrenjtë. Librat shkollorë kushtojnë këtë vit 33 për qind më shumë sesa vitin e kaluar, për shkak të uljes së masës së subvencionit të librave nga Ministria e Arsimit. Çmimi i naftës vijoi të ulej gjatë shkurtit, ndonëse me normë më të ulët se në muajt paraardhës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›