“Alpha Bank – Albania”, kredi për studentë
Me fillimin e vitit të ri akademik, “Alpha Bank – Albania” ka futur në treg një ofertë të re bankare, e cila është kredi për studentët, për të gjithë ata që do të ndjekin studimet universitare ose pasuniversitare. “Alpha Kredi për Studentët” është një kredi e re konsumatore e ofruar nga “Alpha Bank – Albania” që iu drejtohet të gjithë studentëve të arsimit të lartë universitar, pasuniversitar dhe atyre që studiojnë për doktoraturën, qofshin këto studime me kohë të plotë ose të pjesshme. Me anë të kësaj kredie, studentët mund të mbulojnë të gjitha shpenzimet e studimit, por dhe ato të akomodimit. “Alpha Kredi për Studentët” ofron kredi me shumë minimale në vlerën 1.000 euro ose ekuivalentin në lekë dhe me shumë maksimale 15.000 euro për studentët e arsimit të lartë ose 20.000 euro për pasuniversitarët. Mundësi pagimi deri në 5 vjet, nëse kolaterali mungon dhe deri në 10 vjet kur kredia juaj është e siguruar me kolateral ose garanci hipotekore. Mundësi zgjedhjeje midis normave të interesit fikse ose të ndryshueshme në euro, lekë ose USD, pajisje me një depozitë studentore me norma interesi konkurruese.