Universiteti veror; 100 studiues frankofonë mblidhen në Sarandë
Rreth 100 studiues dhe profesorë frankofonë nga rreth 20 vende të botës janë ulur si pjesëmarrës në auditorin e Universitetit Veror të Sarandës. Gjatë 11 ditëve të këtij universiteti, pjesëmarrësit referojnë dhe debatojnë rreth temës “Përdorimi i normës, dija, shoqëria dhe politika”. Organizator i këtij universiteti veror është Universiteti Evropian i Tiranës, në bashkëpunim me dhjetë universitete të tjera nga bota, kryesisht nga Franca, si dhe me Universitetin e Tiranës.
Sipas drejtorit të Universitetit Veror të Sarandës, Ermal Hasimja, kjo veprimtari ka edicionin e saj të 8-të dhe për herë të parë zhvillohet në vendin tonë. “Universiteti veror për shkencat sociale dhe politike organizohet për herë të parë në Shqipëri. Skema e tij tradicionale është që ai të zhvillohet në mënyrë ciklike dhe të përvitshme, një herë në Francë dhe një herë në një vend tjetër të botës, duke selektuar për çdo vit nga një temë referimi. Programi i tij parashikon dhe debatin, ku pjesëmarrësit sjellin argumente dhe ide për fenomene bashkëkohore filozofike, sociale, politike”, - tha Hasimja.
Universiteti veror i Sarandës i çeli dyert më 1 shtator në mjediset e hotel “Mediterranea”. Sipas programit, çdo ditë mbahen gjashtë referate nga profesorë e studiues të kësaj fushe, ndërsa pjesa tjetër e kohës është në dispozicion të diskutimeve dhe debateve. Pjesëmarrësit në Universitetin veror në Sarandë, veç Shqipërisë kanë ardhur edhe nga Franca, Italia, Belgjika, Kanadaja, Greqia, Brazili, Çekia, Rumania, Bullgaria, Portugalia, Libani, Tunizia, Argjentina, Irani, Serbia, Maqedonia, Gjermania etj.
Pikëpamjet që sjellin pjesëmarrësit përfshijnë fusha nga më të ndryshmet të shkencave sociale e politike, nga psikologjia, filozofia, psiko-analiza, drejtësia, ekonomia etj. Studiues të njohur, si Miquel, nga universiteti i Nicës (Francë), Anna Durnova, nga Austria, Jakub Capek nga univesiteti i Pragës (Çeki) Alain Brossat nga universiteti 8 i Parisit, prezantuan para pjesëmarrësve disa pikëpamje të kohës për dukuri dhe probleme social-politike në zhvillim. Veç debateve teorike, pjesëmarrësit do të prekin edhe mjedisin konkret social të Sarandës dhe do të vizitojnë pika të rëndësishme të turizmit kulturor dhe natyror të Shqipërisë së jugut, si Manastirin e 40 Shenjtorëve e atë të Mesopotamit, kalanë e Lëkurësit e atë të Gjirokastrës, Syrin e Kaltër dhe kompleksin islamik në Rusan të Delvinës.