E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alo e shtëpisë rreth 50 për qind më lirë



Telefonia fikse do të ulë tarifat për bisedat brenda vendit

Albtelekom do të reduktojë tarifat deri në 57% brenda rrjetit

Telefonia fikse do të ulë më shumë se 50 për qind tarifat e bisedave brenda rrjetit. Albtelekom pritet që brenda këtij muaji të zbatojë çmime të reja, duke

ulur ndjeshëm tarifat bisedore brenda vendit. Zyrtarë të Albtelekomit ka bënë bërë me dije se zbatimi i tarifave të reja, që do të jetë rreth 57 për qind më lirë për abonentët kombëtare, do të nisë nga zbatimi në datën 15 shtator. Albtelekomi e ndërmarr një vendim të tillë pas vendimit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për të ribalancuar tarifat për të gjitha kategoritë e thirrjeve të kryera nga abonentët tanë. Albtelekomi pritet të ulë ndjeshëm dhe tarifat e bisedave telefonike ndërkombëtare.

Uljen e tarifave e dikton vendimi i qeverisë për “Metodologjitë e Rregullimit të Tarifave të Organizmave me Fuqi të ndjeshme në treg”, i cili u miratua në qershor të këtij viti dhe ka hyrë në fuqi në 1 shtator. Kjo do të thotë se operatorët e telefonisë celulare dhe telefonisë fikse janë të detyruar të ulin çmimet me 20 për qind. Metodologjitë e miratuara në muajin qershor të këtij viti nga Këshilli i Ministrave parashikojnë reduktimin e shpenzimeve të konsumatorëve, me 20% brenda vitit 2008 dhe një reduktim mesatar të mëtejshëm me 20% brenda vitit të ardhshëm. Kjo do të sjellë një ulje mesatare në total prej 36% në vitin 2009, në krahasim me shpenzimet aktuale. Metodologjitë kanë për qëllim që tarifat e vendosura nga operatorët me fuqi të ndjeshme në treg (Albtelekom, Vodafone Albania, AMC) të jenë të orientuara drejt kostos, të jenë transparente, të mos jenë diskriminuese dhe të garantojnë trajtim të barabartë për operatorët dhe pajtimtarët. Në kuadër të përmirësimit të tregut, qeveria ka miratuar metodologjinë e rregullimit të tarifave të operatorëve të telefonisë celulare dhe Albtelekomit, duke vendosur çmime tavan për kompanitë, çka do të thotë që me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, të bisedosh nëpërmjet telefonisë celulare do të kushtojë deri në 36% më pak. Për Albtelekomin tarifat do të kenë ndryshime e përmirësime, që konsistojnë në ulje për disa shërbime, duke nisur nga pajtimi mujor dhe instalimi, në thirrje lokale, ato kombëtare brenda rrjetit Albtelekom, thirrje kombëtare drejt rrjeteve të tjera fikse, thirrje drejt rrjeteve celulare, si dhe thirrjet ndërkombëtare. Ndërsa për Albtelekomin do të hyjnë në fuqi këto tarifa të ndara në katër periudha për segmentin lokal përkatësisht, 0.92, 0.84, 0.77,0.70 lekë për minutë për katër periudhat. Për segmentet njëfish për katër periudhat tarifat do të jenë 1.81, 1.52, 1.27, 1.06 lekë për minutë, ndërsa për segmentin dyfish tarifat do të jenë 2.30, 2.01, 1.76, 1.54 lekë për minutë. Vendimi do të jetë në fuqi për dy vjet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›