E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis të hënën konferenca “Zhvillimi ekonomik

dhe sfidat e integrimit evropian”

Qendra italo-shqiptare e Studimeve Social-Ekonomike dhe Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës, do të organizojnë të hënën në Tiranë konferencën ndërkombëtare me temë "Zhvillimi ekonomik dhe integrimi evropian-realitete dhe sfida". Në konferencën që do të zhvillohet në mjediset e hotel "Tirana International", do të prezantohen analiza e studime paraprake mbi zhvillimet aktuale ekonomike në vendin tonë si dhe eksperiencat ndërkombëtare social-ekonomike. Sipas organizatorëve, në këtë aktivitet do të marrin pjesë personalitetet më të larta të shtetit shqiptar si dhe të institucioneve ekonomike ndërkombëtare. Në axhendën e punimeve të konferencës është parashikuar një panel diskutimesh mbi sfidat që has zhvillimi i biznesit, si dhe bashkërendimin e përpjekjeve midis sektorit publik dhe sektorit privat në promovimin e mundësive dhe zbatimit të strategjive të zhvillimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›