Tregtia e lirë, burokraci në kufi për shkëmbimin e mallrave në rajon
Zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo, ka pranuar dje se në kufijtë rajonalë ende ka burokraci, të cilat pengojnë zhvillimin e bashkëpunimit mes bizneseve të vendeve respektive të rajonit. Por Bozdo deklaroi dje se do të eliminohen në maksimum pengesat për të rritur bashkëpunimin ekonomik të CEFTA-s.
Zbatimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në Rajonin e Evropës Lindore synon përmirësimin e oportuniteteve për tregtinë.
Ende në shkëmbimin e mallrave mes vendeve të Evropës Juglindore hasen pengesa si për sa i përket tarifave apo edhe procedurave. Eliminimi i këtyre barrierave synon përmirësimin e marrëdhënie ekonomike mes këtyre vendeve. Bashkëpunimi ekonomik midis vendeve të rajonit pritet të rritet në kuadër të CEFTA-s (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në Rajonin e Evropës Juglindore), me eliminimin e pengesave që lidhen me barrierat jotarifore, procedurave etj. Ky pritet të jetë rezultati i zbatimit të projektit "CEFTA 2006, përmirësimi i oportuniteteve për tregtinë", i fondit rajonal për identifikimin e barrierave jotarifore në tregti, me mbështetje financiare të GTZ, i prezantuar të premten, në Hotel "Tirana International", ku merrte pjesë dhe zv/ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), Eno Bozdo. Zv/ministri Bozdo vlerëson se CEFTA, si marrëveshje unike e tregtisë së lirë midis vendeve te rajonit, është faktor shumë i rëndësishëm për liberalizimin e tregtisë midis vendeve të rajonit. "Shpesh herë nuk janë vetëm tarifat e larta doganore, të cilat pengojnë kalimin e lehtë të mallrave nga një vend në tjetrin, por dhe procedurat, çertifikatat që kërkohen, janë të gjitha hallkat e tjera, të cilat mund të pengojnë dhe, që eventualisht, pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave, të shërbimeve dhe të njerëzve", tha Bozdo. Nisur nga kjo problematikë, GTZ, përmes fondit të tij rajonal, po jep një mbështetje financiare për këtë projekt, në të cilin, përmes një plani të detajuar mujor, pjesëmarrës nga vendet e CEFTA-s do të diskutojnë së bashku për të filluar eliminimin sistematik të barrierave jotarifore në tregti. Në takim e djeshëm rezultoi se ndër pengesat që ekzistojnë në tregtitë mes vendeve të rajonit, janë hallkat që lidhen me procedurat dhe me sistemet e ndryshme, që ndjek biznesi i secilit vend të rajonit në kufi për të kaluar mallin, certifikatat e ndryshme që duhet të dorëzojë, certifikatat e cilësisë që garantojnë mallrat etj. “Të gjitha këto, nëse nuk trajtohen siç duhet, mund të jenë një pengesë e vërtetë për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar", - tha Bozdo. Sipas tij, "gjithçka do të funksionojë dhe bashkëpunimi do të jetë i plotë, nëse ne do t’i eliminojmë në maksimum këto barriera, duke punuar së bashku për të gjetur emëruesin e përbashkët dhe të procedojmë, duke marrë mbështetjen, informacionet nga komuniteti i biznesit, që faktikisht i provon këto fenomene në praktikë". Në zbatim të projektit "CEFTA 2006, përmirësimi i oportuniteteve për tregtinë", Ministria e Ekonomisë, që drejton programin, në bashkëpunim me homologet e saj të vendeve të rajonit të CEFTA-s, parashikon zhvillimin e disa tryezave të punës me përfaqësues nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Moldavia, Serbia, që do të organizohen në Tiranë, Budva, Prishtinë, Ohër, Dubrovnik brenda këtij viti.