E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alpha Bank, afron qytetaret me sportin

Gjithsecili nga ne sot mund te ndihet me afer sportit dhe jo vetem njerit prej tyre, por ne shume disiplina dhe kjo fale nje projekti te organizuar nga Alpha Bank. Ky aktivitet i quajtur 'Alpha bank sports panorma" i organizuar per here te pare ne vendin tone ka synuar te sjelle secilin prej nesh me afer sporteve si futbolli, basketbolli, trampolina ekstreme, formula 1, trajnim NASA, alpinizem , Ping- Pong, futboll tavoline, loje me shigjeta dhe Playstation 3. Ky aktivitet i dha mundesine te gjithe vizitoreve te provojne veten e tyre ne sporte te reja, te fitojne dhurata dhe cmime ekskluzive dhe te informohen per te gjitha produktet e ofruara nga Alpha Bank-Albania. I pranishem ne kete aktivitet ka qene edhe zv/kryetari i bashkise se Tiranes, Eduart Shalesi i cili ka falenderuar kete banke per ndihmen dhe kontributin qe ka dhene per projektin e bashkise "Nje qytetar nje peme". Nderkohe drejtori i pergjithshem ekzekutiv i kesaj banke ka theksuar se ky aktivitet do te zhvillohet edhe ne 3 qytete te tjera ne Shqiperi dhe pikerisht ne Elbasan, Sarande dhe Vlore.

Elbasan, Sheshi Hans Ditrih Genscher 15-17 Maj , 2009

Vlore, Sheshi i flamurit 22-24 Maj, 2009

Sarande, Sheshi qendror 29-31 Maj, 2009


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›