E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjte, stervitje ne Durres para miqesores

Kuqezinjte jane grumbulluar gjate dites se djeshme ne Durres, ne vigjilje te ndeshjes se sotme miqesore me nje prej ekipeve me te forta ne bote, Milanin. Ekipi kombetar shqiptar, nje dite para ndeshjes miqesore me Milanin, nen drejtimin e trajnerit Artan Bushtati, qe eshte trajner i ekipit te shpresave, drejtoi kuqezinjte ne nje seance te vetme, ne pergatitje te supersfides ndaj Milanit. Stervitja e djeshme eshte zhvilluar pasdite ne stadiumin "Niko Dovana" te qytetit te Durresit. Ashtu sic pritej, jane lene jashte, lojtaret e impenjuar me ekipet e tyre, ne kampionatet me te forta. Sakaq futbollisteve me te mire te kampionatit tone, i jane bashkuar edhe disa lojtare qe luajne ne vendet fqinje. Kjo ndeshje, ndonese pa trajnerin kuqezi shihet si nje test, para ndeshjes zyrtare te 12 qershorit ndaj Portugalise. Gjate paradites se sotme trajneri kuqezi, Artan Bushati do te publikoje emrat e lojtareve titullare per miqesoren.

Policia garanton rendin per miqesoren Shqiperi-Milan

Per te garantuar mbarevajtjen e miqesores, Shqiperi-Milan, qe do te mbahet neser ne oren 19.00, Policia e Tiranes, njofton marrjen e nje sere masash per kete ndeshje. Keshtu njoftohet se nga ora 8.00 e mengjesit, deri ne ora 21.00 te mbremjes se sotme do te ndalohet parkimi i automjeteve perreth stadiumit kombetar "Qemal Stafa", perkatesisht ne sheshet "Italia" e "Nene Tereza". Nderkaq, si mase organizative, nga ora 14.00, deri ne mbarim te aktivitetit sportiv te ndeshjes miqesore mes Milanit dhe kombetares shqiptare, njoftohet se do te kete kufizime ne qarkullimin e automjeteve, si dhe ne rruget qe te cojne drejt stadiumit. Kufizime do te kete edhe ne rruget "Lek Dukagjini" e "Dervish Hima". Gjithashtu, uniformat blu te kryeqytetit nuk do te lejojne hyrjen ne "Qemal Stafa", te tifozeve me mjete e sende te forta, fishekzjarre, shishe te ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, apo parulla me mbishkrime te papershtatshme.

Lista e lojtareve te kombetares sone, qe jane thirrur dhe jane grumbulluar per ndeshjen miqesore me Milanin:

Samir Ujkani (Palermo)

Shpetim Mocka (Flamurtari)

Kristi Vangjeli (Aris)

Andi Lila (Tirana)

Elvin Beqiri (Vllaznia)

Ansi Agolli (Tirana)

Endrit Vrapi (Elbasani)

Arjan Pisha (Dinamo)

Franc Veliu (Flamurtari)

Ervin Bulku (Krivbas)

Dorian Bylykbashi (Krivbas)

Jahmir Hyka (Mainc)

Klodian Duro (Omonia)

Elis Bakaj (Dinamo)

Gjergj Muzaka (Tirana)

Emilian Vila (Teuta)

Jetmir Sefa (Tirana)

Ndricim Shtubina (Vllaznia)

Hamdi Salihi (Ried)

Sabino Plaku (Dinamo)

Migen Memelli (Tirana)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›