"Alpha Bank" në Greqi, 214.7 milionë euro fitime
Rezultate pozitive në një vit krize për "Alpha Bank" në Greqi, e cila tri ditë më parë shpalli rezultatet për gjysmën e vitit 2009, duke raportuar 214.7 milionë euro fitime neto. Z. Yannis S. Costopoulos, drejtor i grupit deklaroi se, "në çerekun e dytë të këtij viti, kemi vënë re shenja të rritjes së stabilitetit në kushtet e mikro-ekonomisë, pas një periudhe pasigurie të konsiderueshme. Fokusi ynë mbetet menaxhimi i kujdesshëm i bilancit tonë. Modeli ynë i biznesit, i cili i përket një cikli të kreditit elastik, sjell një grup shumë të fortë fitimesh dhe rrit në mënyrë të konsiderueshme treguesit tanë të kapitalit në kushtet e tregut të sotëm".
Veçanërisht për Shqipërinë, ku "Alpha Bank" shënon një dekadë prezencë në treg, operacionet sollën 4.1 milionë euro përfitime për këtë periudhë. Portofoli i kredive u rrit me 9.3% në çdo 3-mujor në 518 milionë euro, duke përfshirë organizatat ndërkombëtare, ku banka kryeson financimin e projekteve të caktuara në infrastrukturë. Depozitat arritën vlerën e 396 milionë eurove, 6% më shumë se vitin e kaluar. Kurse drejtori i "Alpha Bank", z. Mantzounis, deklaroi se "kemi rritur nivelin e likuiditetit dhe kapitalit tonë, si edhe kemi rritur konsiderueshëm rezervat për të zbutur përkeqësimin e parashikuar të cilësisë së aktiveve. Kjo ishte evidente nga transaksioni ynë i fundit i pagarantuar i një financimi prej 500 milionë eurosh, i cili ishte një hap i parë në diversifikimin e fondeve tona me shumicë, larg nga skema e qeverisë për likuiditetin".