E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet në energji, të gjitha procedurat në një sportel të vetëm

Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për krijimin e Qendrës kombëtare të aplikimit energjetik, pra "One stop shop" për licencat në fushën energjetike. Kryeministri informoi se në projektet e ardhshme bën pjesë edhe krijimi i një "One stop shop" për minierat. Kryeministri u shpreh se ky është një detyrim që vjen pasi Shqipëria bën pjesë në organizmin e vendeve, të cilat merren me transparencën e industrive, mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit, nëpërmjet një trajtimi tepër kompleks të problemit minerar. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh se krijimi i "One stop shop" për licencat në fushën energjetike, përbën një hap shumë të rëndësishëm për klimën e biznesit në Shqipëri, duke ofruar lehtësi të mëdha dhe shmangur burokracitë për investitorët që lëvrojnë në këtë fushë. Krijimi i Qendrës Kombëtare për Aplikimet Energjetike (QKAE), parashikon lehtësimin e procesit të lëshimit të licencave, të lejeve, autorizimeve dhe akteve të tjera administrative, për ndjekjen e të gjitha llojeve të projekteve, në fushën e energjisë elektrike, nga të gjitha burimet e mundshme. Gjithashtu, QKAE-ja do të japë mendime dhe bërjen e oponencës për nisma ligjore e nënligjore, për institucionet publike që lidhen me funksionin parësor të kësaj qendre. Ajo do të informojë dhe këshillojë subjektet private për kriteret dhe procedurat për licencimin, lejimin apo autorizimin e projekteve në fushën e energjisë elektrike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›