E Diel, 1 Nëntor 2026

Alpha Bank, në tre muaj 86 milionë euro fitime

Autori i Lajmit: red.
Alpha Bank (Greqi) raportoi 86 milionë euro fitime neto për vitin 2009. Ndërsa ka mbajtur raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit në një nivel prej 7.9% përkundrejt 8% të tremujorit të fundit të vitit 2008. Janis S. Kostopulos, kryetar i grupit, “Alpha Bank konfirmon kapacitetin e fortë për të gjeneruar fitime në këtë tremujor, duke qenë se qasja e kujdesshme e bankës ndaj huadhënies dhe fokusit në shërbimin ndaj k lientit na ndihmoi në përballimin e kushteve të vështira financiare. Ne i jemi mbajtur premtimit tonë për të mbështetur ekonominë greke përmes pajisjes me kredi, shumë të nevojshme për biznesin e vogël e të mesëm si dhe për individët. Drejtori i Alpha Bank, Mantzounis thotë se “Ne i kemi kushtuar një vëmendje të veçante zbatimit të politikave tona, për të vendosur në fokusin kryesor të Alpha Bank ruajtjen e raporteve te kënaqshme në zërat e bilancit. Ashtu si dhe në tremujorin e mëparshëm ne kemi kërkuar të ruajmë një pozicion të qëndrueshëm likuiditeti, të forcojmë masat parandaluese, të forcojmë aktivet e ponderuara me riskun si dhe te rrisim kapitalin bazë. Gjithashtu ne kemi marrë masa të tjera për të ruajtur përfitimet, përfshi këtu uljen e kostos së depozitave me afat dhe duke ri-balancuar devijimet e aktiveve tona, dhe në të njëjtën kohë të fokusohemi në mbledhjen dhe stabilizimin e kostos bazë.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›