E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurat popullore dhe dieta kundër kancerit

Autori i Lajmit: red.
Kanceri është një nga sëmundjet më të rënda, që rrezikojnë jetën e njeriut. Përveç operacioneve dhe kimioterapisë, një ndihmesë të dukshme në moszhvillimin e kësaj sëmundjeje, japin kurat e përgatitura me metoda popullore. Një kurë, që ka dhënë rezultate në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes, është përzierja me alkoolin e bimës së brokulës. Një litër alkool 60 gradë ose raki e fortë rrushi hidhet në 100 gramë kalendule. Kjo masë hidhet në një shishe, e cila mbyllet mirë dhe lihet në një vend të ngrohtë, por që të mos e zërë dielli. Pas 10 ditësh kjo masë kullohet. Merren 50 deri në 60 pika nga kjo përzierje dhe hidhen në 200 mililitra ujë. Ky lëng pihet nga pak gjatë gjithë ditës. Gjatë kohës që përdoret kjo kurë rekomandohet dhe ngrënia e tre karrotave çdo ditë.
Kura popullore
Gjithashtu, mund të përdoren rrënjët e bimës, të cilat pasi të thahen, duhet të bluhen dhe pluhuri i përftuar hidhet në një gotë me lëng frutash ose çaj. Kura me pluhurin e brokulës përdoret 3 herë në ditë. Po për këtë qëllim përdoret edhe bima e Aloe Verës. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë. Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në përmirësimin e të sëmurëve. Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda.
Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ullri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh. Edhe kokë-lakra është vërtetuar se ka dhënë efekte pozitive në parandalimin e kancerit. Përqëndrimi i lartë i indolit te lakra bën që sëmundja të mos përparojë më tej.
Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë ka treguar se te personat që konsumonin më tepër lakër, të paktën 2 deri 3 herë në javë, zhvillimi i sëmundjes ka qenë më i ngadaltë se te ata që nuk e përdorin këtë ushqim. Edhe salca e domates ka dhënë rezultate mjaft të mira në sëmundjen e kancerit. Konsumimi i shpeshtë i salcës e frenon atë deri në një farë masë. Të sëmurëve me kancer, mjeku u këshillon të pinë sa më tepër qumësht.
Qumështi në përbërje të tij ka vitaminën D, armikun numër një ndaj kësaj sëmundjeje. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë çdo ditë qumësht kanë më pak mundësi për t u prekur nga kanceri. Gjithashtu, të sëmurëve me kancer, mjeku ju këshillon konsumimin sa më të shpeshtë të frutave dhe perimeve në veçanti të frutave, që mbështillen me lëkurë të trashë si portokalli, limoni, shega.
Dieta kundër kancerit
Doktorët thonë se ka shumë ushqime që mund të parandalojnë kancerin. Por sikur tashmë të jeni me kancer? Duket sikur masat parandaluese nuk hyjnë më në punë pasi tashmë jeni i sëmurë. Por kjo nuk është e vërtetë. Dieta parandaluese e kancerit përfshin ushqime me antioksidues, të cilët parandalojnë prodhimin e hormoneve të tepërta dhe elementeve të cilat ndihmojnë në eleminimin e helmeve të trupit dhe eleminojnë gjithashtu kancerogjenët. Për shembull: Brokoli, lulelakër, lakra, qepa, hudhra, boronice e kuqe, agrumet, bërthamat e lirit, susamit, kungullit dhe lulediellit, gjithashtu është e këshillueshme të konsumoni perime. Pacientët me kancer zakonisht këshillohen të pijnë lëng karrote - beta karroteni në karrota mund të bëjë mrekulli. Por është më mirë të hani karrota të freskëta. Sipas mjekëve, karrota i humb disa prej vetive të saj nëse shtrydhet dhe bëhet lëng. Speci i kuq është gjithashtu një burim mjaft i mirë i beta karrotenit. Ky perim gjithashtu përmban kapsaicin, substancë kjo që kundravepron ndaj kancerogjenëve në ushqime të konservuara. Ndërkaq, çfarëdolloj ushqimi që përmban soj ndalon qelizat malinje të rriten dhe zvogëlon efektin dehës të terapisë rrezatuese ose kimioterapisë. Bajamet dhe bërthamat e kajsisë përmbajnë leatril që vret qelizat kanceroze. Vijojmë me dietën… Studime të reja shkencore kanë zbuluar dy elementë të dobishme të kërcellave të ananasit. Një prej tyre është që stimulon sistemin imunitar, tjetri bllokon një protein të vecantë që prodhohet nga qelizat kanceroze, e cila ndalon rritjen e tumorit. Ne jemi mësuar të hamë tulin e ananasit, por kërcelli i ananasit është ai që përdoret më shumë për krijimin e ilaceve kundra kancerit. Gjithsesi, dieta kundër kancerit nuk do t ju shërojë. Sado e mundimshme trajtimi kundër kancerit mund të jetë, ju duhet ta kaloni. Konsumimi i ushqime të lartpërmendura do t a bëjë trajtimin tuaj më të efektshëm.

Ky lajm është publikuar: 27/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›