Diplomati shqiptar s ka grip derrash, mund të ketë viroza stinore
Autori i Lajmit: red.
Hidhen poshtë dyshimet për grip derrash në Shqipëri. Analizat e bëra nga Instituti i Shëndetit Publik, në lidhje me personin e dyshuar dy ditë më parë me virusin e gripit të derrave, përjashtojnë mundësinë se funksionari i lartë i Ministrisë së Jashtme të jetë i prekur nga ky virus. Më konkretisht, burimet thonë se analizat e bëra në laboratorin e mikrobiologjisë, pranë ISHP-së, deri më tani kanë rezultuar negative ndaj virusit H1N1, ndërkohë që specialistët e ISHP-së thonë se pacienti i dyshuar, mund të ketë influenca të tjera respiratore që vijnë si pasojë e ndryshimit të stinëve. "Kanë përfunduar analizat e personit për të cilin u dyshua se ishte prekur nga virusi i gripit të derrit. Ai ka rezultuar i përjashtuar nga gripi i tipit A ose B, por ne kemi një dyshim për viroza të tjera respiratore, të cilat qarkullojnë normalisht me ndërrimin e stinëve dimër-pranverë. Për momentin ne e përjashtojmë gripin e tipit A dhe B", bëri të ditur Iris Hatibi, mikrobiologe në ISHP. Ndërkohë, specialistët thonë se analizat e tjera po vazhdojnë. "Ne kemi protokollet tona të laboratorit, të cilat do të vazhdojnë analizimin e mëtejshëm të këtij personi", vijon ajo. Dy ditë më parë autoritetet e shëndetësisë raportuan për pacientin si i dyshuar, pasi ai ishte kthyer nga një udhëtim jashtë shtetit me simptoma të një temperature të lartë, por megjithatë këto autoritete thanë se për çdo rast të dyshuar, merren të tilla masa, si ajo e izolimit të personit.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2009