Kosova të paguajë taksë për rrugën Durrës-Kukës
Autori i Lajmit: Ibrahim Rexhepi
Ende nuk ka një shifër që përafërsisht tregon se sa do të çmimi përfundimtar i autostradës Durrës –Kukës – Morinë. Ka të dhëna të ndryshme. Ekspertët e prokurorisë shqiptare kanë konstatuar se rruga do të kushtojë rreth 1 miliard euro, gati 2.5 herë më shumë sesa çmimi fillestar prej 418 milionë eurosh. Ekspertë të qeverisë flasin për kosto më të ulët - rreth 730 milionë euro. Cilado shifër që të jetë e saktë, megjithatë paraqet ngarkesë të madhe për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Posaçërisht kur dihet se qeveria shqiptare ka marrë 480 milionë euro borxhe te bankat e huaja dhe shumë milionë të tjera në tregun e brendshëm. Problemi nuk mbaron këtu. Borxhet duhet të kthehen, madje me kamatë që sillet kah 40 milionë euro në vit, kurse edhe mirëmbajtja e rrugës secilin vit kërkon edhe disa miliona të tjerë.
Hiq angazhimet e tjera për Kosovën në rrafshin politik, ekonomik e diplomatik që ka bërë Shqipëria, duhet pranuar se edhe ky investim ka një domethënie: lidhjen sa më të mirë fizike ndërmjet dy shteteve shqiptare. Kjo qasje e bënë Kosovën borxhli ndaj Shqipërisë. Nuk bëhet fjalë vetëm për borxhin moral, por edhe atë material. Duke marrë parasysh nivelin e zhvillimit ekonomik, atëherë i takon Kosovës dhe kosovarëve të gjejnë mënyrën se si të ndihmohet Shqipëria, por pa e dëmtuar shumë vetveten. Mundësitë janë të mëdha.
E para, sa më shpejt duhet të përfundojë pjesa kosovare e autostradës. Me këtë rrumbullakohet projekti që fillon në Durrës dhe përfundon në Merdar. Nëse fundi i tij shihet vetëm në Morin, ai mbetet gjysmak.
E dyta, që ka rëndësinë edhe më të madhe. A i duhet Kosovës Porti i Shëngjinit. Përgjigja është JO. Arsyet janë të shumta. Autostrada, edhe sipas emërtimit, nisë nga Porti i Durrësit. Prandaj lidhja me këtë port është e natyrshme. Aty duhet të fokusohet edhe Kosova, madje edhe për faktin se në këtë port në proces e sipër janë investime të mëdha. Nga ana tjetër projekti në Shëngjin pothuajse duhet të fillojë nga zeroja. Infrastruktura e tij është afër hiçit. Do të duhen shumë para që ai t i afrohet standardeve të një porti me përmasa sado pak bashkëkohore. Tjetra, vështruar nga aspekti rajonal, nuk mund të pritet profitabilitet i lartë nëse tri porte gjinden në një vijë bregdetare as njëqind kilometra – Durrësi, Shëngjini dhe Tivari. Madje, as rajoni nuk ka aq shumë qarkullim të mallrave sa të ngopë këto porte.
Importi i vjetëm i Kosovës ishte afër dy miliardë euro. Mirëpo, vetëm dhjetë për qind të mallrave kanë hyrë përmes porteve të rajonit, ku edhe më tutje dominon Selaniku. Me këtë vëllim të importeve dhe me eksportet e papërfillshme, as që ia vlen të mendohet për të investuar për një port të ri. Madje, edhe nëse llogaritet se ai do të jetë në shfrytëzim të bizneseve nga shtetet e të tjera, atëherë, për shkak të zhvendosjes së transportit, mund të dëmtojë Durrësin. Ndërkaq është e paimagjinueshme situata që e tërë tregtia e jashtme e Kosovës të përqendrohet vetëm në këtë pikë. Vetë harta e shteteve prej nga vijnë mallrat tregon se sasia më e madhe e tyre bartet përmes transportit rrugor. Kështu do të jetë edhe në vitet e ardhshme.
Çështje në vete është mënyra e funksionimit të portit të Kosovës. Nëse në Shëngjin zhvendosen doganierët kosovar dhe zhdoganojnë mallrat për nevojat e shtetit të tyre, atëherë duhet një kontroll shumë i madh për transitin e mallrave, i cili e ka koston e vet. Mallrat nuk guxojnë të zhdoganohen në Shëngjin dhe të përfundojnë në Shqipëri, meqenëse dëmtohet buxheti i shtetit shqiptar. Për të evituar këtë kontrabandë, duhet të bëhet unifikimi i qindpërqindtë i sistemit të taksave dhe të tatimeve. Kjo e zbehë motivin që mallrat të kalojnë nëpër rrugë ilegale.
Ka ithtarë të idesë se duke zgjeruar dhe modernizuar Portin e Shëngjinit krijohet mundësia për punësim, si edhe do të ketë pagesa për shërbime publike, apo për taksa të ndryshme. Por, vjen fakti tjetër: çfarë do të ndodhë nëse porti është joprofitabil? Apo nëse kthimi i investimeve do të jetë shumë i zorshëm? Atëherë nuk do të ketë as punësim, e as paga. Do të ketë vetëm humbje e fukarallëk.
Për këtë arsye nëse Kosova dëshiron të investoj në porte, atëherë duhet të fokusohet në Durrës. Po ashtu edhe bizneset që shfrytëzojnë transportin detar, nëse duan t i ndihmojnë Shqipërisë, tërë qarkullimin ta fokusojnë në këtë qytet bregdetar, kuptohet, pa dëmtuar punët e veta.
Pa u ndalur shumë te turizmi si formë për sigurimin e parasë, janë edhe disa forma të tjera se si të ndihmohet Shqipëria. Korporata Energjetike e Kosovës, apo Qeveria e Kosovës nuk do të duhej ta kenë problem poqese Tunelit të Kalimashit ia falin nga 20 megavatorë energji elektrike, aq sa duhen që ai të funksionoj pa pengesë. Ndoshta dikujt mund t i duket barrë e rëndë, por nëse llogaritet totali i prodhimit që kanë termocentralet kosovare, sasia e faturuar dhe ajo e paguar, atëherë bëhet e qartë se megavatët që shpenzohen në tunel nuk do ta varfërojnë KEK-un, e as Kosovës. Madje edhe nëse ata paguhen nga buxheti i shtetit.
Në të njëjtën kohë kosovarët që shfrytëzojnë autostradën duhet të pranojnë të paguajnë taksën rrugore, si edhe një taksë shtesë për të kaluar nëpër tunel. Sa do të jetë çmimi, duhet të vendosë Qeveria e Shqipërisë. Këto para janë të domosdoshme për kthimin borxhit dhe për mirëmbajtjen e rrugës. Posaçërisht për destinimin e dytë, pasi që tereni nga kalon rruga, lartësia mbidetare, kushtet klimatike, numri i madh i urave dhe sinjalizimi i veçantë në tunel imponojnë angazhimin e një kompanie të specializuar për këto punë. Gjatë tërë vitit. Kjo ka koston e vet, të cilën duhet ta paguajnë ata që shfrytëzojnë rrugën. Për aplikimin e kësaj takse fare nuk duhet të ngurroj qeveria shqiptare.
Posaçërisht, nëse merret parasysh fakti se disa kompani transportuese të Kosovës po shqyrtojnë idenë që gjatë sezonit të turizmit bileta Prishtinë - Durrës të kushtojë vetëm 5 euro. Kjo është mrekulli kur vështrohet nga interesi udhëtarit. Mirëpo, është e palogjikshme kur merret parasysh se për të udhëtuar nga Prishtina deri në Pejë, apo në Prizren duhet paguar 4 euro.
Duket se pronarët e këtyre kompanive, duke pasur parasysh përfundimin e pjesërishëm të autostradës, kanë hyrë në konkurrencë që mund të jetë jo edhe aq e shëndoshë. Në këtë kalkulim ata si duhet fare nuk kanë llogaritur se do të duhej të paguajnë edhe taksë rrugore. Ndoshta kjo ide nuk është aq e pranueshme për udhëtarët, por nuk duhet harrur një rregull të pashkruar: Secila e mirë e ka çmimin.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2009