Ish- të përndjekurit, 4 mijë emrat e rinj që do të dëmshpërblehen
Autori i Lajmit: Ornela Manjani & Entela Duraj
Të persekutuarit
“Është duke u mbyllur lista e dytë e dëmshpërblimit për rreth 4 mijë ish-të dënuarit politikë, e cila do t í dërgohet Këshillit të Ministrave për miratimin përfundimtar”
Lista e re për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë do të përmbajë 4 mijë emra të tjerë. Burime nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave konfirmuan dje për gazetën Ballkan se emrat e përfituesve të rinj ende nuk janë zyrtarizuar, por se lista është në fazat e fundit të përgatitjes së saj. Momentalisht po punohet për përfituesit e rinj (pas 1400 të listës së parë) dhe për skemën e llogaritjes së lekëve që u takojnë të persekutuarve sipas viteve të burgut. “Është duke u mbyllur lista e dytë e dëmshpërblimit për rreth 4 mijë ish- të dënuarit politikë, e cila do t í dërgohet Këshillit të Ministrave për miratimin përfundimtar. Lista e publikuar dje në disa media nuk është një listë e plotë, ajo është një listë me emrat e ish-të dënuarve politikë drejtuar Ministrisë së Financave, Entit Kombëtar të Banesave, dhe Zyrës së Pasurive të Paluajtshme për verifikimin e përftimeve që ish-të dënuarit kanë marrë më parë. Emrat e përfituesve të dalë në këtë listë janë edhe në listën përfundimtare, por bashkë me ta ka edhe emra të tjerë verifikimi (nga Financat, Enti i Banesave dhe ZRRPP) për të cilët tashmë ka mbaruar. Në këtë listë të dytë janë rreth katër mijë emra fitues”, - tha dje Marsida Xhaferllari, drejtore e Përgjithshme e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.
Kërkesat
Në total pranë Ministrisë së Drejtësisë janë depozituar rreth 19 mijë kërkesa për dëmshpërblim financiar. Procesi i dëmshpërblimit është një proces që zgjat. “Ministria e Drejtësisë ka rolin qendror në procedurën administrative të shqyrtimit të kërkesave, megjithatë ky është një proces i lidhur edhe me institucionet e tjera, pasi ne e rakordojmë informacionin me Ministrinë e Brendshme, me Ministrinë e Mbrojtjes, Arkivin e Shtetit, SHISH, Ministrinë e Financave, Entin e Banesave dhe ZRPP-në, sigurisht edhe me qytetarët, sepse ka disa dokumente që duhet t í paraqesin ata. I gjithë ky bashkërendim sjell shtrirje në kohë të gjithë procesit, i cili nuk mbaron me paraqitjen e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë”,- thanë më tej burimet nga Ministria e Drejtësisë. Po sipas tyre, sqarohet se me përfundimin e procesit administrativ, dosjet e përfunduara që i kanë aktet e plota përfshihen në një listë dhe kjo listë dërgohet për miratim në Këshillin e Ministrave, pra është Këshilli i Ministrave autoriteti që vendos përfitimin e dëmshpërblimit financiar. Aktualisht Ministria e Drejtësisë është duke mbyllur listën e dytë që do t ía dërgojë Këshillit të Ministrave.
Fondi
Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve do të realizohet nëpërmjet kësteve për tetë vjet ku shuma që ata do të marrin është 720 000 lekë të reja për çdo vit burg që ata kanë bërë. Buxheti që është alokuar për dëmshpërblimin e plotë të të përndjekurve, është 800 milionë USD, ku qeverisë i takon përkatësisht të shpenzojë 100 milionë USD në vit. Realizimi i këtij buxheti është bërë dhe do të vazhdojë që të bëhet nëpërmjet kredive të buta që ka marrë Ministria e Financave. Procesi, i cili pritet të mbarojë për tetë vjet, mendohet që të dëmshpërblejë sipas listës së dytë, 4000 persona që kanë dorëzuar dokumentacionin dhe kanë aplikuar për të marrë kompensimin.
Përshpejtim i procesit
Miraka: “Do të dëmshpërblehen deri në 100 emra në ditë”
Dëmshpërblimi për ish- të përndjekurit politikë deri më tani është realizuar për 500 persona (referuar listës së parë me 1400 emra). Burime nga Instituti i të Përndjekurve Politikë konfirmuan dje për gazetën “Ballkan” se momentalisht shpërndarja e lekëve është bllokuar për arsye ristrukturimi. “Pritet të ndryshojë struktura duke rritur numrin e punonjësve që do të merren me procesin e shpërndarjes së lekëve, me qëllim përshpejtimin e këtij procesi deri në 100 dëmshpërblime në një ditë. Në këtë mënyrë organizimi pritet që dëmshpërblimi për ish-të dënuarit politikë të përfundojë më herët sesa ishte parashikuar”, - tha dje Simon Miraka, drejtor i Institutit të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Ndërkohë aplikimi për trashëgimtarët (motra, vëllezër, nipër) e ish- të përndjekurve, të cilët nuk jetojnë më, po vazhdon me dorëzimin e dosjeve në Ministrinë e Drejtësisë.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2009