E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alpha Bank organizon "Ditën e Vullnetarizmit"



"Dita e Vullnetarizmit Alpha Bank" një aktivitet i organizuar nga e njëjta bankë, gjeti mbështetjen për të dytin vit radhazi nga stafi i saj të dielën që shkoi. Këtë vit "të përzgjedhurit" ishin shtëpitë e fëmijëve në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, ku punonjësit vullnetarë kontribuuan me dhurata të ndryshme për fëmijët dhe kaluan pak kohë duke luajtur me ta. Drejtoresha e Biznesit me Pakicë dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të Alpha Bank-Albania, Brunilda Isaj, lidhur me këtë aktivitet u shpreh se përgjegjshmëria sociale është shumë e rëndësishme për "Alpha Bank". "Ne i vizituam këta fëmijë të mrekullueshëm sot, për të kaluar pak kohë me ta dhe për t'u thënë që nuk janë vetëm. Ne pamë punën e mirë që kujdestarët e tyre kanë bërë dhe bëjnë me ta dhe duam t'i përgëzojmë! Mesazhi që duam të ndajmë me shoqërinë është se së bashku, mund të ndihmojmë që bota të bëhet një vend më i mirë për të jetuar. Nëse ne kontribuojmë të gjithë, mund t'i ndihmojmë këta fëmijë të kenë një të ardhme më të mirë" tha Isaj. Me qëllim rritjen e mëtejshme të sensibilizimit të personelit të Grupit Alpha Bank për çështjet sociale dhe mjedisore si dhe në përputhje me politikën e saj të Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës, 30 Maji është caktuar si "Dita e Vullnetarizmit të Alpha Bank.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›