E Diel, 1 Nëntor 2026

Incest me dy vajzat, pranga shqiptarit maniak në Greqi



Një emigrant shqiptar 50 vjeç është arrestuar dje në Greqi, pas dyshimeve se prej disa vjetësh dhunonte seksualisht në mënyrë sistematike dy vajzat e tij të mitura, njëra prej të cilave kishte lindur një fëmijë prej tij. Ndërkohë që "spektator" i përdhunimeve detyrohej të ishte edhe djali i tij, po ashtu në moshë të mitur. Lajmi për ngjarjen e rëndë, ka tronditur mbarë opinionin e shtetit grek, bëhet i ditur nga burime mediatike të vendit fqinj. Sipas këtyre burimeve, shqiptari, i cili dyshohet se ka dhënë një identitet të rremë për policinë, Fatos Gazeli, është arrestuar në qytetin e Pireut. Ai ishte në listën e të kërkuarve të autoriteteve policore greke që prej dy vjetësh, për një sërë veprash të tjera penale. Referuar burimeve, shqiptari është "tradhtuar" nga djali i tij, i cili i ka rrëfyer "përjetimet makabre" mësueses së tij. Mësohet se incesti kryhej në një nga dhomat e shtëpisë, gjatë orarit që mamaja e fëmijëve ndodhej në punë. Më pas, ai i kërcënonte vajzat të mos i tregonin gjë nënës së tyre në lidhje me abuzimin.
Ngjarja shokuese është publikuar dje nga mediat në shtetin fqinj, pas arrestimit të 50-vjeçarit me shtetësi shqiptare. Sipas burimeve, ai i përdhunonte pothuajse çdo ditë, dy vajzat e tij, aktualisht të moshave 14 dhe 16 vjeç. Mësohet se në dy prill të vitit të kaluar vajza më e vogël kishte lindur një fëmijë, pas incestit me babain e saj. Skenat monstruoze të incestit kryheshin përpara djalit 10-vjeçar të familjes. Ai i ka treguar mësueses së tij, se kishte qenë prezent në momentet e përdhunimit të motrave të tij. Sipas të miturit, babai i kërkonte të shihte, pasi "një burrë i vërtetë duhet t'i dijë këto gjëra". Bëhet e ditur se në deklarimet përpara oficerëve të policisë, të miturat e dhunuara janë shprehur se njëra prej tyre ishte përdhunuar për herë të parë në moshën 6 vjeç, ndërsa tjetra në moshën 8-vjeçare. Ajo që ka habitur autoritetet grekë, mësohet të jetë gjakftohtësia me të cilën shqiptari ka pranuar të gjitha akuzat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›