E Diel, 1 Nëntor 2026

Alpinistët shqiptarë do ngjisin Everestin

Për herë të parë një grup i organizuar alpinistësh shqiptarë do të tentojnë të ngjiten në majën më të lartë të botës. Pasi ka siguruar një pjesë të financimit nga kompania celulare “Vodafone” dhe banka “Raiffaisen”, shoqata "Dajti Alpino-Turistik", ka njoftuar nismën që përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Drejtori i Shoqatës, Aleksandër Bojaxhi, thotë se vendosja e flamurit shqiptar në Everest është kontributi i tyre për 100 vjetorin e pavarësisë. Për herë të parë, një grup profesionistësh alpinistësh shqiptarë ka ngjitur majën më të lartë të Europës. 4 nga grupi prej 8 vetash mundën të arrinin në lartësinë prej 6 mijë e 442 metrash, në majën e malit "Elbrus" në Kaukaz në jug të Rusisë. Një grup alpinistësh në vitin 2010 ka arritur majën 5 mijë e 900 metra në Kilimanxharo ndërsa në vitin 2009 në 4 mijë e 810 metra në Malin e Bardhë. Ky grup alpinistësh synon, që në vitin e ardhshëm të ngjisë 6 mijë e 692 metra në Akongagua, maja më e lartë në Amerikën Jugore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›