Federata Shqiptare e Futbollit Sekzistojne fakte konkrete per paracaktim rezultati
Federata Shqiptare e Futbollit mohon se ndeshjet e kampionatit shqiptar janë të trukuara. Pavarësisht se UEFA ka dërguar një analizë të hollësishme me 13 takime të Kategorisë Superiore, nga të cilat 12 të sezonit të kaluar dhe një e këtij sezoni, ku flitet për paracaktim rezultati me qëllim përfitimin nga bastet, sekretari I përgjithshëm I federatës, Eduard Prodani nënvijëezoi se bëhet fjalë vetëm për dyshime dhe nuk ekzistojnë fakte konkrete.
Problematike ishte java e 29-të e Superiores në edicionin 2010-2011, ku pesë ndeshje vlerësohen sit ë trukuara, ndërsa dyshimeve u ka shpëtuar vetëm përballja ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës.
Ndeshja më e fundit e dyshuar është ajo e luajtur më 2 tetor të vitit 2011 ndërmjet Kastriotit dhe Vllaznisë. Në përballjen e vlefshme për javën e katërt të Superiores, për të cilën u hap edhe një dosje në Prokurorinë e Krujës, në raportin e saj, UEFA theksonte se bastet ishin vendosur me siguri të plotë se do të shënoheshin të paktën tre gola. Në korrespondencën me federatën, janë akuzuar gjyqtarët, është përfolur për përfshirjen e 4 lojtarëve krutanë, ndërsa mbrojtja e Vllaznisë akuzohet se lejoi sulmuesin Inkango të shënonte lehtësisht golin e fitores.
Kastrioti dhe Vllaznia dyshohen për rreth 14 ndeshje, ku 9 prej tyre kanë pasur nivel të lartë kërcënimi, duke treguar se ishin të manipuluara.
Nga klubet që akuzohen më tepër në korrespondencën e UEFA-s me FSHF-në janë Elbasani, I përmendur pesë herë, Dinamo e Kastrioti në tre raste, e Besa, Shkumbini e Bylis për dy ndeshje.
Por, pavarësisht kësaj, sekretari Prodani këmbëngul se për aq kohë sa nuk ka fakte konkrete, askush nuk mund të quhet fajtor.
Dyshimet për 13 ndeshjet, ku në pesë prej tyre flitet me 100 për qind për trukime, kanë ardhur duke u bazuar te bastet e larta që janë luajtur. Dyshimet e UEFA-s lindin nga Sistemi i Dedektimit të Mashtrimeve Sportive, në bashkëpunim me kompanitë ndërkombëtare të basteve.