Bieber u jep leksione futbolli lojtarëve të Chelsea

Për Justin Bieber, të jetë idhulli i adoleshentëve nuk është e mjaftueshme. Pas dueteve me Mariah Carey, Kanye Ëest, Usher apo Puf Diddy, ai “zbarkoi” në “Stamford Bridge” për t`i treguar futbollistëve të klubit anglez se si duhet të luajnë.
Në një prej imazheve të takimit të 17-vjeçarit me yjet e futbollit botëror, ai shfaqet duke i se si mbahet topi Fernando Torresit, Ashley Cole dhe Frank Lampardit.
I apasionuar pas futbollit, dhurata më e bukur për Bieber ishte kur u fut në dhomat e zhveshjes së Chelsea dhe gjeti një bluzë me emrin e tij, përkrah asaj të Didier Drogbasë.
Ndërsa pronari miliarderi i skuadrës londineze, duke shkëmbyer batuta me këngëtarin, i premtoi që do ta sjellë në skuadër sapo të hapet merkatoja e janarit.