Tare: Vetëm ne besuam te Klose
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur me krenari rreth vendimit të klubit për transferimin e sulmuesit gjerman, Miroslav Klose.
33-vjeçari iu bashkua klubit italian gjatë verës që lamë pas, pasi i kishte skaduar kontrata me Bayern Munichun, ndërsa deri më tani në 17 paraqitje me fanellën e Lazios në të gjitha garat ka shënuar 10 gola.
“Ne tashmë ia kemi vënë nofkën "perandori Klose". Ai ka një mentalitetet vetëm për fitore”.
“Presidenti ma besoi mua që t’` shkoja kësaj pune deri në fund. Nuk ishte lehtë, sepse Klose ka një moshë të caktuar dhe vitin e kaluar nuk kishte luajtur rregullisht për Bayernin”.
“Po, ndjehem pak krenar, sepse ne ishim të vetmit që besonim në potencialin e Miros”, ka thënë ish-sulmuesi shqiptar për Tuttosport.