E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të çmendur pas ‘Apashit’, Europa do Karlos Tevezin

Karlos Tevez vazhdon të çmendë merkaton e futbollit evropian dhe në të njëjtën kohë ka vendosur përballë në një garë të ashpër Milanin dhe Paris SG. Nëse vetëm pak ditë më parë, sulmuesi argjentinas dukej shumë pranë transferimit te kampionët e Italisë, tani ky operacion është kthyer në një triller të vërtetë. Milani vazhdon të konfirmojë interesimin për Tevez, por mediat angleze kanë zbuluar se Mançester Siti ka pranuar ofertën e klubit francez. Ky i fundit është i favorizuar, pasi ka gati 25 milionë euro për të blerë në mënyrë përfundimtare kartonin e sulmuesit, ndryshe nga Milani që pranon të paguajë të njëjtën shumë, por vetëm në fund të sezonit. Klubi kuqezi kërkon të huazojë argjentinasin për pjesën e mbetur të sezonit dhe më pas të marrë pronësinë e kartonit të tij. Megjithëse, lëvizjet e fundit mes dy klubeve afrojnë Tevez me kryeqytetin francez, Milani ka në krah dëshirën e vetë futbollistit që mes agjentit të tij vazhdon të deklarojë se do të luajë me skuadrën italiane. Por jo gjithçka është në dorë të sulmuesit, e cili nëse do të kundërshtojë sërish Mançester Sitin do të ketë kosto financiare në kontratën e tij të re.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›